Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Covid-19, vaksina Moderna e sigurtë dhe efektive për foshnjat dhe fëmijët e vegjël

Moderna së fundmi ka theksuar se vaksina e saj ndaj Covid  19 do të jetë e përdorshme edhe tek foshnjat dhe fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç. Mediat e huaja bëjnë me dije se sipas provave klinike të ushtruara deri më tani kjo vaksine rezulto e sigurt për përdorim tek foshnjat.

Kompania planifikon të bëjë kërkesë për licencim urgjent nga autoritetet amerikane në javët e ardhshme, megjithëse rezultatet e testeve për efektivitetin e vaksinës kundër sëmundjes me variantin “Omicron” nuk janë aspak të dëshirueshme.

Vaksinat u zhvilluan për llojin origjinal të koronavirusit dhe ofrojnë më pak mbrojtje kundër variantit “Omicron” në të gjitha moshat.

Kompania ndër të tjera ka bërë me dije se në lidhje me testimin e vaksinës kanë marrë pjesë rreth 6 mijë fëmijë të moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, të cilët rezultuan se nuk patën asnjë efekt që mund të lidhjej me sëmundje apo ti dërgopnte në fatalitet.

Zëvendëspresidentja e Moderna, Jacqueline Miller pranoi se interpretimi i të dhënave klinike ishte më i vështirë tani sesa ishte në fazat e hershme të pandemisë, kur efikasiteti i vaksinës tejkaloi 90%.

Miller theksoi se përgjigja imune e fëmijëve ndaj këtij testi ishte e ngjashme me atë të të rriturve – siç ishte mbrojtja kundër variantit “Omicron”.

Ndërkohë në dhjetor, Pfizer njoftoi se vaksina e saj për fëmijët e moshës 2 deri në 4 vjeç nuk shkaktoi një përgjigje adekuate imune pas dy dozave, ndaj ajo shtoi përdorimin e dorëz së tretë dhe zgjati kohëzgjatjen e provës së saj klinike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë