Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
COVID-19, Johnson: Përhapja e variantit Delta në Britaninë e Madhe shumë shqetësues

Kryeministri britanik, Boris Johnson theksoi se përhapja në Britaninë e Madhe e variantit Delta të coronavirusit, shfaqur fillimisht në Indi, ishte shumë shqetësues duke rritur frikën për një shtyrje të heqjes së kufizimeve të fundit anti-COVID.

“Është e qartë se varianti indian është më i transmetueshëm dhe se rastet dhe nivelet e shtrimeve në spital po rriten”, deklaroi për Sky News kryeministri britanik në kuadër të samitit të G7-s në Cornouailles.

“Tashmë ne nuk dimë me saktësi se deri në çfarë mase kjo do të përkthehet në vdekshmëri të tepërt”, theksoi ai duke shtuar se kjo është padyshim një çështje shumë, shumë serioze.

Rreth 60% më përhapës se varianti Alpha i cili u shfaq në Angli, varianti Delta tani është mbizotërues në Britaninë e Madhe, vendi më i goditur në Europë nga pandemia me gati 128 000 viktima.

Pas një kufizimi të gjatë dhe një fushate të gjerë vaksinimi qeveria ka lehtësuar gradualisht kufizimet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë