Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 514 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.981.
Në total numri i rasteve aktive është 188.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 40 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.469 doza të vaksinës.