Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka humbin fëmijët derisa rrinë para kompjuterit?

Mjekë dhe specialistë të shumtë shprehin shpesh herë se fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë duke lozur në kompjuter shfaqin shenja depresioni.

Kompjuteri, pajisjet inteligjente dhe lojërat elektronike, padyshim janë një ndihmë e madhe për familjet me prindërit që punojnë dhe kanë një kohë të limituar për të ndjekur fëmijët gjatë ditës.

Madje ato janë edhe një ndihmë e madhe kur na vijnë mysafirë, duke i lënë me tepër kohë të mëdhenjve për të biseduar dhe për të qarë hallet, por rreziku me të cilin i lemë ballë për ballë fëmijët është shumë i madh dhe me pasoja edhe për në vitet në vijim.

Studime të shumta të realizuara në vende të zhvilluara tregojnë shfaqjen e depresionit tek fëmijët apo tek të rinjtë, tashmë të varur nga lojërat kompjuterike.

Krahas kësaj ane, nuk duhet harruar edhe faktori tjetër keqbërës. Mashtrues, perversë, falsifikues e deri në vrasës janë në anën tjetër të rrjetit të internetit që tashmë është kthyer në një botë të pakontrollueshme.

Padyshim që pyetjes “Çfarë humbasin fëmijët ndërkohë që rrinë përpara kompjuterit?” i përgjigjet vetë ndërgjegjja e prindërit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë