- Shkruar nga Dr. Gëzim Berisha – Kardiolog
- Sot të gjithë flasin për stresin duke e bërë këtë një fjalë në modë. Stresi është një reagim natyral i organizmit ndaj ngacmuesëve të ndryshëm të ambientit të jashtëm apo emocional. Ky reagim mund të jetë fizik, mental ose emocional dhe si i tillë është pjesë normale e jetës.
Që një situatë e caktuar të jetë stresuese nuk varet vetëm nga ndodhia, por para së gjithash nga reaksioni personal. Atë që dikush e përjeton si një shqetësim, për tjetrin mund të jetë kënaqësi (p.sh. vozitja e automobilit).
– Stresi mund të jetë AKUTdhe KRONIK
Stresi AKUT është reagim normal i organizmit dhe si i tillë nuk është i rrezikshëm. Në të vërtet ky stres mund të na mbron neve në situata të vërteta emergjente duke na dhënë fuqi shtesë sepse na bënë të fokusuar, energjik dhe të vëmendshëm. Psh ky stresi nomal na bënë që në mënyrë të shpejtë ta shtypim pedalen e frenimit në rast rreziku për aksident automobilistik.
Stresi bëhet i rrezikshëm atëherë kur ai është KRONIK pra prezent në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk largohet edhe pas largimit të situatës që e ka shkaktuar atë. Duke qenë se jeta moderne dhe shumë dinamike që po jetojmë ushtron presion te vazhdueshëm te ne atëhere edhe stresi do jetë prezent në mënyrë kronike.
Ky stres KRONIK shkakton nervozizëm, pagjumësi, frustrim dhe mund ta rrit nevojën për të marr substanca të ndryshme që pastaj shkaktojnë varshmëri si psh duhani, alkoholi etj.
- Në gjendje stresi organizmi liron substanca si adrenalina dhe kortizoli duke shkaktuar një sërë efektesh në trupin tonë siq janë:
🔘 Ngritja e të rrahurave të zemrës dhe shypjes së gjakut duke e rritur sasinë e gjakut që dërgohet në mushkëri dhe në muskuj.
🔘 Përshpejtimi i frymëmarrjes
🔘 Rritet përqendrimi i vetëdijes
🔘 Ngadalësimi i sistemit të tretjes
🔘 Gjaku largohet nga lëkurë për tu orientuar në tru dhe muskuj
🔘 Përshpejtohet mbyllja e qeballave të syve dhe ju shihni më mirë etj
- Ngjarjet më stresuese të jetës konsiderohen të jenë:
🔘 Vdekja e antarit të familjes,
🔘 Martesa,
🔘 Divorci
🔘 Burgu
🔘 Sëmundjet
🔘 Humbja e punës
🔘 Pensionimi etj
- Disa këshilla për ta larguar stresin:
🔘 Pushoni rregullisht dhe fleni në sasi të mjaftueshme
🔘 Evidoni konsumimin e tepruar të pijeve të gazuara dhe kafesë
🔘 Bisedo me familjarët dhe miqt për problemet tuaja
🔘 Evitoni situatat që ju shkaktojnë stres
🔘 Bë aktivitet fizik të përditshëm dhe ushqehu shëndetshëm
🔘 Gjej kohë për hobin tuaj
🔘 Mos përdor duhan, alkohol apo substanca narkotike për ta mposhtur stresin
🔘 Kërko ndihmë mjekësore nga profesionistët shëndetësor
🔘 Mendoni pozitivisht
🔘 Organizo jetën /Familja Jonë