Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka ështe monitorimi 24h i zemrës (EKG-HOLTERI)?

Shkruar nga Dr. Gëzim Berisha Kardiolog
Holter monitori është një pajisje mjekësore që përdoret për ta monitoruar punës e zemrës (aktivitetin elektrik të saj) për një periudhë të caktuar kohore. Kjo pajisje e regjistron frekuencën dhe ritmin e zemrës në mënyre të vazhdueshme për 24 orë, 48 orë ose në raste më të rralla edhe deri në 7 ditë.
Ky aparat ka madhësinë e një smartfoni që vendoset në xhep ose varet në gjoks të pacientit dhe është i lidhur me disa elektroda të cilat vendosen në gjoksin e pacientit. Pas vendosjes pacienti shkon në shtëpi dhe gjatë kohës që e ka të vendosur këtë pajisje mund t’i kryej të gjitha aktivitetet e përditshme jetësore. Pas përfundimit të kohës së paraparë vie te mjeku largon aparati dhe kardiologu do të lexon të gjeturat e regjistruar.

Kur duhet të bëhet ky test
Disa arsye kur mund të indikohet realizimi i EKG Holterit janë si në vijim:
Pacienti ankon për palpitacione, çrregullime të ritmit të zemrës, rrahje të ç’rregullta të zemrës, rrahje të shpejta, rrahje të ngadalta apo ndjenjë e pauzave të zemrës.
Pacienti ka përjetuar episode të marramendjeve apo humbjes së shkurtër të vetëdijes.
Pacienti ka ndonjë sëmundje të zemrës e cila është e lidhur me aritmi të zemrës (syndrome WpW, kardiomiopatia primare hipertrofike etj).
Zbulimi i iskemisë latente.
Pacienti ka të vendosur Pacemakerin (bateri me zemër) dhe dyshohet për mosfunksionimin adekuat të saj.
Te pacientët me sulm në tru që dyshohet të jetë shkaktuar nga fibrilacioni apo flateri paroksizmal
Evaluimi i efektit dhe sigurisë së barnave të caktuara farmakologjike
Evaluimi i rrezikut për vdekje të papriture etj

Kjo metodë ekzaminimi nuk ka as një efekt anësor. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë