Kanceri i ezofagut është një dukuri e rallë që prek më shumë meshkujt e dekadave 6 dhe 7, me një përqindje deri në 3-4 raste për 100 mijë banorë. Neoplazia godet më shumë, haset në pjesën fundore të organit në rreth 43% të rasteve, ndërsa pjesa tjetër është më pak e përshtatshme për verifikimin e e neoplazisë ( nga 36-21 %). Zakonisht bëhet fjalë për masa vegjetante të cilës synojnë të bllokojnë hapësirën e ezofagut. Përhapja e neoplazisë në organet më të përafërta favorizohet nga mungesa e membranës shtresës seroze të ezofagut. Në shumicën e rasteve (90%) kemi neoplazi të tipit me luspa.
- Të rrallë janë tumoret epiteliale në formën e gjëndrave ose adenokarcitoma ( 6- 7 % të rasteve me neoplazi) që zakonisht gjenden aty ku zë fill ezofagu i barret. Pamja makroskopike e kancerit të ezofagut rezulton të jetë në forma të ndryshme. Nga ato i gjejmë në forma vegjetante dhe pentrante si dhe në forma pllakëzash.
- Neoplazia përhapet në rrugë limfatike dhe ato të gjakut ,përhapja në rrugë limfatike mund të jetë brënda mureve, ose brënda mukozës duke patur një shtrirje prej 5-10cm. Rruga e gjakut është mënyra më e ngadaltë e përhapjes së neoplazisë. Por ekziston dhe një rrugë tjeter ajo e përhapjes së sëmundjes, me penetrim. Kjo mënyrë është nga më të përhapurat duke marr parasysh raportet që ka ekzofagu me organet e tij.
- Tumori mund të lokalizohet fillimisht në trake, pastaj në bronkun e majtë, në venat e mushkërisë, në shtyllën kurrizore, duke arritur deri tek zona e perikardit në diafragmë, në pankreas, në gjëndrën mbi veshkore, dhe së fundmi në mëlçi. Për më tepër, ka një përhapje të shpejtë dhe në të shumtën e rasteve diagnoza bëhet në stade tepër të avancuara të sëmundjes.
Simptomat e sëmundjes
- Shenjat më të përhapura të kësaj sëmundje janë, disfangia dhe dobësimi i pacientit, shenja këto që e bëjnë të drejtohet tek mjeku. Të tjera simptoma të mundshme mund të jenë dhimbje kraharori dhe të kolonës vertebrale. Me avancimin e sëmundjes, marrja e ushqimit sa vjen dhe reduktohet si shkak i pamundësisë në gëlltitje. Shpesh mbetjet e ushqimit mund të provkojnë dhe bllokime në rrugët e frymëmarrjes vecanërisht gjatë natës. Kur patologjia ka avancuar, vihet re hematemesi, adenopati laterocevikale, versement pleurik. Të gjitha këto shenja tregojnë për shpërndarje matastatike në distancë.
Diagnoza
- Simptomat e disfagisë shqyrtohen zakonisht tek të moshuarit të prirur drejt alkoolit dhe duhanit. Ekzaminimi fillestar bëhet nëpërmjet endoskopisë, bashkë edhe me një biopsi të mundshme, që pasohet nga shqyrtimi radiologjik. Këto ekzaminime shërbejnë për të vërejtur zhvillimin e procesit neoplazik.
Terapia
- Ndërhyrja kirurgjikale është një nga mënyrat më efikase në ditët e sotme për trajtimin e kësaj sëmundje. Në rast se diagnoza, do të verifikonte fazën fillestare të sëmundjes, ndërhyrja kirurgjikale do të kishte sukses të plotë.
- Trajtimet kemio-radioterapeutike nuk kanë ndonjë rol të veçantë në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Në rastet kur sëmundja ka përparuar shumë, aq sa ndërhyrja kirurgjikale do të ishte e pamundur, terapia synon vetëm të lehtësojë proçesin e të ushqyerit. Gastrostomia luan një rol të rëndësishëm atëherë kur është e pamundur ndërhyrja kirurgjikale , duke vendosur proteza të tilla që i lejojnë pacientit të ushqehet.
- Rastet që u drejtohen trajtimeve radikalë kurativë nënshtrohen ndërhyrjeve shkatërruese si psh: ezofagectomia totale apo ezofagogastrectomia totale apo e pjesshme. Ndërtimi i vazhdueshmërisë të aparatit tretës, sigurohet nga zhvendosja e zorrës së hollë dhe zorrës së trashë në kraharor.