Shumë çifte mund të kenë problem fertilizimin dhe të mos mund të kenë fëmijë në mënyrë natyrale. Shkenca ka ecur me hapa gjigant dhe tani çiftet mund të kenë fëmijë përmes fertilizimit in vitro.
Kjo procedurë në temra shkencor njihet si IVF dhe funksionon duke kombinuar medikamentet me ndërhyrjet kirurgjikale, me qëllim që sperma ta fertelizojë vezën dhe ndihmon që vezën e fertelizuar ta bëjë implant në uturus.
Hapi i parë i IVF-it është marrja e medikamenteve për disa muaj me qëllim që vezorët të prodhojnë më shumë vezë dhe të jenë të gatshme për tu fertilizuar. Kjo quhet ovulim.
Në kohën kur vezoret kanë prodhuar mjaftueshëm vezë, doktori i largon vezët nga trupi i gruas. Më pas vezët përzihen me qelizat e spermës së partnerit tuaj – e kjo procedurë quhet mbarësim.
Vezët dhe spermatozoidët ruhen në një enë të veçantë dhe më pas ndodh fekondimi.
Në vendin tonë, çiftet mund të kenë fëmijë përmes IVF në Klinikën Amerikane Dr Behar Kusari. Kjo klinikë ka mbi 20 vjet përvojë dhe është e specializuar në trajtimin e infertilitetit femëror dhe mashkullor, përmes paisjeve më të sofistikuara për këtë lloj kure. /Familja Jone