Mar, Sht 19, 2023
Banner Top
Banner Top
Çka  është Cistoskopia?

Është metodë diagnostike-endoskopike në Urologji, e ngjajshme me gastroskopinë, kolonoskopinë etj.

Indikacionet: Mjeku juaj u sygjeron të bëhet në rastet kur kemi:

Cistittis (infl. të fshikës urinare) të shpeshta, dhembje gjatë urinimit, djegie, ndjesinë e moszbrazjes totale të fshikës, tek stres inkontinenca (urinimi i pavullnetshëm), prezenca e gjakut në urinë, tumore të fshikës urinare si dhe karcinomat.

Pos si metodë diagnostike është edhe trajtuese:ka mundësi të vendosen medikamente të caktuara brenda fshikës gjatë cistoskopisë por edhe të merret material i dyshimtë për analiza-biopsi.

Zakonisht mjeku juaj ju kërkon që para kësaj procedure, fshikëza të jetë e zbrazur sepse gjatë procedurës ajo distendohet me tretje për tu bërë vizuelizimi më i qartë i brendësisë së fshikës urinare.

Administrimi:E ngjajshme me kontrollat gjinekologjike.

Para se të filloj procedura infermieri/ja pastrojnë zonën intime tuajën. Urologu në cistoskop vendos gel që ka rol lubrifikues me lidocain (anestetik lokal) në mënyrë që gjatë insertimit në organet e juaja të mos shkaktoj diskomfort dhe cistoskopi të mos bëjë shtypje e pacienti të na bëjë rezistencë.

Në cistoskop është e vendosur një kamerë me dritë të fortë që mundëson pamje nga brenda fshikës, e ato na shfaqen në ekran të aparaturës.

Cistoskopi (rigjid) është një tub i metalit me kamerën në kokë, ndërsa tani në treg ka edhe cistoskop fleksibil.

Fillohet prej uretres në drejtim të fshikës urinare vazhdon kah ureteret.
Në të shumtën e rasteve bëhet pa anestezion (anestezion i shkurtër i.v. sedacion~përgjumje) por në disa raste aplikohet dhe me anestezion, sidomos tek njerëzit e ndijshëm dhe tek fëmijët sepse ata nuk janë bashkëpunues me mjekun edhe nga frika. Prandaj më e udhës është që ata të flejnë gjersa ne procedojmë në vazhdim.

Gjatë cistoskopisë hiqen të gjitha ato dyshime që mjeku urolog ka për ju sepse gjithçka shihet qartë, dhe nuk ka nevojë të pritet për rezultate sepse pas kontrollës do t’ua kumtojë gjendjen tuaj shëndetësore, veç në rastet kur merr material, atëherë duhet pritur rezultatet HP-histopatologjike dhe në bazë të rezultateve vazhdohet tutje.

Në rastet kur ka për tu aplikuar anestezioni, mjeku juaj do të ju kërkoj disa analiza rutinë si: hemogramin, EKG, Rtg Pulmo etj. Gjithashtu kërkon nga ju që të mos merrni pije dhe ushqime disa orë para kontrollës.

Do të kërkoj gjithashtu të mos merrni barnat e llojit të aspirinës.

Ju mos hezitoni ta njoftoni nëse vuani nga:

Diabeti, HTA ,sëmundje të traktit respirator etj. Këto janë të domosdoshme të i dijë mjeku anesteziolog!

Procedura është e thjeshtë, nuk zgjatë më shumë se 20 min zakonisht dhe nuk ka nevojë hospitalizimi!

Ju do t’i ktheheni jetës dhe përditshmërisë suaj po atë ditë, vetëm se nuk guxoni të vozisni gjersa ktheheni në shtëpi, me ju duhet medoemos të jetë së paku 1 familjar shoqërues.

Kur mjeku juaj e sheh të arsyeshme, ju liron për në shtëpi.

Duke iu dhënë edhe terapinë përcjellëse si: antibiotik si profillaks ndaj ndonjë infeksioni të mundshëm edhe atë 1×1 per 5-7 ditë si dhe analgjetik në rast se keni dhimbje gjatë urinimit.

Ka mundësi gjakderdhjesh pas cistoskopisë sepse mund të ‘lëndohet’ lehtë fshikëza por nuk është diçka shqetësuese, ndërsa nëse ato zgjasin më shumë se 4-5 ditë, duhet ta lajmëroni mjekun tuaj urolog!

Udhëzoheni të mos merrni ushqime të rënda pas kontrollës, diçka të lehtë si: pure ose diçka të qullët për arsye të anestezionit si dhe lëngje sa më shumë që të mundeni që të menjanoni mundësinë e ndonjë infeksioni.

Në botën e urologjisë është një ndër metodat më të mira diagnostike saqë ndryshe njihet si “Standardi i Artë”./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë