Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është ankthi dhe kur duhet kërkuar mjekim?

Është normale të stresoheni në ndonjë periudhë kohore, por disa persona ndihen në ankth e stres pothuajse cdo ditë, e kjo është një gjë që kërkon mjekim.

Kur stresi i përditshëm zgjatë më shumë se gjashtë muaj, ju mund të keni crregullime të ankthit. Por ndonëse shëndetit mendor njerëzit nuk i japin rëndësinë e duhur, shpeshherë nuk janë të vetëdijshëm.

Prandaj, pacientët humbin mundësinë që të ndjehen më mirë e të jetojnë një jetë të lumtur.

Cilat janë simptomat e crregullimit të ankthit?

Simptoma kryesore është ekzagjerimi i sensit të tensionit dhe ankthit. Ju mund të mos ndiheni të aftë ta reduktojnë në një gjë. Simptomat e crregullimit të ankthit, nuk janë vetëm mentale por edhe fizike.

Nëse ka disa muaj që jeni në ankth edhe trupi fillon ta manifestojë ankthin përmes: dhimbjeve të muskujve, dhimbjes së kokës, marramendjes dhe të vjellave.

Por kush mund të preket nga crregullimi i ankthit?

Cdo njeri, në secilën moshë – madje edhe fëmijët. Ankthi, ka tendencë të paraqitet gradualisht./Familja jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë