Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Çka duhet të dini rreth  vaksinës AstraZeneca?

Shkruar nga Fisnik Dajakaj

Tashmë kur kanë mbërritur dozat e para të vaksinës AstraZeneca në Kosovë, hezitimet për marrjen e saj nga qytetarët janë evidente. Disa frikën e tyre arsyetojnë me efektet e theksuara anësore që, sipas tyre, shkakton vaksina, duke i marrë parasysh disa të dhëna që tregonin që kjo llojë vaksine shkakton mpiksje gjaku.

Se efektet anësore pas vaksinimit janë evidente, kjo nuk diskutohet, por sa janë të rënda këto efekte anësore dhe si ndikon kjo e fundit në kuptimin e krijimit të imunitetit në organizmin tonë?

I kontaktuar nga Familja Jonë, infektologu në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dr. Gëzim Morina, tregon në hollësi për përparësitë dhe mangësitë e vaksinës AstraZeneca, krahas vaksinave të tjera.

 “Aztrazeneca është vaksinë e bërë nga proteina S(spike) e inkorpouar në një virus(adenovirus) te shimpanza. Është modifikim që të duket si koronavirus, duke stimuluar imunitetin për koronavirus edhe pse nuk mund të shkaktojë sëmundje. Pas injektimit stimulon sistemin imunitar të organizmit në mënyrë që ta luftojë koronavirusin(virusin e vertete)”, theksoi ai për Familja Jonë.

Morina, tutje u ndal edhe te avantazhet dhe disavantazhet që AstraZeneca ka kundrejt Pfizer-it dhe Moderna-s.

“Ndryshe nga vaksinat tjera(Pfizer), e cila duhet të ruhet ne temperaturë të ftohtë(-70 gradë), vaksina e Oksfordit(Astrazeneca), ruhet në temperaturë nga frigoriferët e zakonshëm. Kjo e bën shumë më të lehtë shpërndarjen. Është ndër vaksinat më të lira ne treg. Vaksina Aztrazeneca efikasitetin e ka 70% për parandalimin e sëmundjes dhe 100% efektive kundër sëmundjes se rëndë dhe nevojës për hospitalizim, përkundër vaksinave Pfizer dhe Moderna janë rreth 95% efektive ne krahasim me AztraZenecen që është 70%. Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për veprimin e saj mbi moshën 65 vjecare(edhe pse është duke u ordinuar në shumë vende të botës) si dhe te fëmijët”, përfundoi ai.

Përkundër që efektshmëria e saj është më e ulët se Pfizer dhe Moderna, AstraZeneca është një ndër vaksinat më të shpërndara nëpër botë. /familjajone

Arkiva

Kategoritë