Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka duhet bërë kur temperatura trupore shkon mbi 40 gradë 

Ngritja e temperaturës është shqetësuese për pacientët që përballen me grip apo ftohje. Temperaturat optimale e trupit të njeriut, sipas mjekësisë, është 37 gradë celsius, por nëse kjo rritet, duhet të ndërmerren disa hapa.

Fillimisht, matni temperaturën me termometër për ta konstatuar gjendjen tuaj, shkruan Healthline.

Qëndroni në shtrat – Kur keni temperaturë dhe ethe, trupi patjetër duhet të qëndrojë i shtrirë dhe të pushojë, pa bërë lëvizje. Ngritja në këmbë dhe kryerja e ndonjë aktiviteti mund ta rrisë temperaturën.

Qëndroni të hidratuar – Është shumë e rëndësishme të pini uji, çaj të ftohtë apo lëngje shumë të holluara për t’i rimbushur lëngjet e humbura nga djersitja. Por, nëse nuk mund të konsumoni lëngje, provoni të thithni akull.

Bëni banjë të ngrohtë – Shpëlarja e trupit me ujë të vakët mund të ndihmojë në uljen e temperaturës. Shmangni dushet me ujë shumë të ftohtë apo me akull.

Ekspertët rekomandojnë që kur keni temperaturë t’i hiqni rrobat e trasha dhe batanijet, përveç nëse keni ethe.

Përdorni medikamente – Në rast se temperatura e trupit nuk po ulet, përdorni medikamente që kryejnë këtë punë, por gjithmonë duke u konsultuar me mjekun tuaj.

Nëse trajtohet siç duhet, temperatura trupore do të bie brenda pak orëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Youtube

Arkiva

Kategoritë