Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cili Është Orizi më i Shëndetshëm që Duhet të Zgjidhni

Një regjim i shëndetshëm ushqimor nuk mund të perceptohet i tillë pa praninë e drithërave të plota siç janë elbi, misri, gruri, tërshëra, thekra. Po ashtu edhe me një oriz të mirë.

Orizi i bardhë konsiderohet një drithë i përpunuar.

Po cili është orizi më i rekomanduar? Lexoni më poshtë informacionet nga AgroWeb.org.

Ku Ndryshojnë Orizi i Bardhë Dhe Orizi Kaf
Orizi i bardhë gatuhet më shpejt.

Megjithatë, përpunimi i kokrrave të orizit heq pjesën më të madhe të fibrës.

Një racion me oriz kaf ka 3 gramë e gjysëm fibër ndërsa orizi i bardhë ka më pak se një gramë fibër.

Çdo njeri ka nevojë për 28-35 gramë fibër në ditë.

Vlerat Shëndetësore
Fibra e orizit kaf është shumë e mirë për sistemin tretës.

Studimet kanë treguar se një regjim ushqimor i pasur me fibër është i dobishëm në menaxhimin e kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, orizi kaf përmban magnez, mangan dhe zink, të cilat nuk gjenden tek orizi i bardhë.

Megjithatë, ky i fundit shpesh pasurohet me disa minerale siç është hekuri dhe vitaminat B.

Orizi kaf është shpesh më i rekomandueshëm, ose së paku sigurohuni që orizi i bardhë që blini të jetë i pasuruar me hekur dhe vitamina.

Gatimi Dhe Servirja
Disa njerëz preferojnë shijen, paraqitjen dhe përmbajtjen e orizit kaf.

Ky i fundit ka një aromë të fortë dhe është i fortë në përtypje.

Orizi kaf mund të përzihet me shumë drithëra të tjerë për të ofruar një përtypje më të butë.

Orizi kaf kërkon shumë kohë për t’u gatuar ndërsa ai i bardhë përgatitet në pak minuta.

Orizi kaf mund të kombinohet edhe me sallata, perime, kërpudha dhe bajame.

Recetat janë të larmishme dhe përfshijnë edhe bizele, karrota, speca dhe qepë.

Kur vjen puna tek orizi, si i bardhi ashtu edhe kafi mund të kombinohen në shumë receta të ndryshme.

Disa Kuriozitete mbi Orizin
Në Indi, orizi ka domethënien e begatisë dhe është drithi i preferuar i Perëndisë së Pasurisë, Lakshmi.

Në Indi, orizi basmati njihet ndryshe si “Mbretëresha e Aromave”, ndërsa në Arabi si “Buzëqeshja e bukur”.

Orizi Basmati kultivohet në Himalaje dhe është i njohur si orizi më aromatik i botës.

Azia konsumon dhe prodhon 90% të orizit në botë.

Në Indi, orizi është ushqimi i parë që një grua i ofron bashkëshortit pas martese, por edhe ushqimi i parë që i jepet një fëmije pas qumështit, për t’i sjellë fat dhe begati.

Edhe të vegjëlit fëmijë shqiptarë, ushqimin e parë e marrin me bazë orizi.

Në të gjithë botën, orizi përdoret për t’u hedhur mbi nusen dhe dhëndrrin që ata të jenë të begatë. /AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë