Arsyet se përse gjumi nuk vjen në sy janë të shumta.
Njerëzit mund të fiksohen në mendime për punët e të nesërmes dhe kjo i lë pa gjumë.
Sipas të dhënave të Probleme.me stresi është një shkak shumë i fortë i pagjumësisë.
Apnea e gjumit është një tjetër arsye që nuk keni gjumë.
Bëhet fjalë për vështirësinë në marrjen e frymës ndërkohë që jeni në gjumë.
Një tjetër arsye që ju lë pa gjumë është edhe nevoja për të shkuar në banjë, gjë që mund të tregojë ndonjë problem mjekësor.
Cilat Janë Përpjekjet Që Po Bën Për Të Përmirësuar Gjumin?
Përpjekja kryesore është që të krijoni një rutinë.
Probleme.me rekomandon të shmangni kafenë, alkolin, ushqimet e rënda në mbrëmje.
Kur të shtriheni për të fjetur, mbani larg telefonin dhe çdo pajisje stresuese.
Kur stresi është një faktor madhor në prishjen e gjumit, atëherë mjeku mund t’ju rekomandojë qetësimin e mendjes përmes teknikave të ndryshme.
Aktiviteti fizik është shumë i mirë kundër stresit dhe për gjumin e mirë.
Ka njerëz që e kanë të pamundur të bëjnë një sy gjumë për shkak të ankthit apo atakut të panikut.
Për të dyja, mjeku mund t’ju japë një rrugëzgjidhje.
A Përdor Ilaçe ?
Ilaçet për gjumë mund të ofrojnë shpëtim në disa raste, megjithatë ato rrezikojnë të krijojnë varësi.
Nëse do të keni shpresa vetëm tek medikamentet, atëherë do ta keni shumë të vështirë të flini pa to.
Varësia ndaj ilaçeve të gjumit mund të tjetërsojë një pagjumësi afatshkurtër në një rast kronik.
Kur Është Koha Për Të Shkuar Tek Mjeku?
Kur vëreni që mungesa e gjumit po bëhet e vazhdueshme duke dëmtuar cilësinë e jetës Probleme.me këshillon të shkoni tek mjeku.
Zgjidhja e këtij problemi shmang edhe probleme të tjera si ataku në zemër, ishemia apo diabeti.