Mër, Sht 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Cilët janë shkaktarët e dhimbjeve të thembrave dhe a mund të parandalohen këto dhimbje – përgjigjet reumatologia, Linda Osmani

Albina Selmanaj

Thembra është pjesë e specializuar e trupit e cila shërben për të absorbuar ndikimin e peshës trupore gjatë kohës kur ju ecni, vraponi apo kur ndërmerrni ndonjë aktivitet tjeter fizik.

Por nëse keni dhimbje në thembra ato mund të ju pengojnë në çdo hap që bëni dhe kjo pastaj mund të shkaktojë edhe probleme në  qëndrimin e përgjithshëm trupor.

Në një intervistë për Familjajonë, reumatologia Linda Osmani, tregoi më detajisht për dhimbjet në thembra, shkaqet dhe po ashtu edhe për simptomat e këtyre dhimbjeve.

Në tërësi shkaktarët e këtyre dhimbjeve mund të jenë të ndryshëm, por sipas Osmanit shkaktari më i shpeshtë i dhimbjes së thembrave është Fashiti plantar i cili përcillet me dhimbje qysh në hapat e parë në mëngjes.

“ Shkaku më i shpeshtë i dhimbjes së thembrave është Fasciti plantar, i cili përcillet me dhimbje qysh në hapat e parë në mëngjes. Shkaktarë tjerë janë: Çrregullimet e shtyllës kurrizore, Sindroma kompresive e nervit abduktor, problemet me degën mediale kalkaneale të nervit të pasëm tibial, sindroma e tunelit tarsal, tendinopatia e Akilit, kontuzioni i thembrës..etj “, tregoi ajo.

Ndërkaq, sa i përket simptomave Osmani tha se më të zakonshmet janë ngurtësimi ose dhimbja në thembër kur jemi të shtrirë në shtrat, ose kur bëjmë hapat e parë nga shtrati në mëngjes por po ashtu edhe dhimbja në pjesën e poshtme të thembrës.

Ankesa kryesore e pacientëve me fashiti planetar është dhimbja në fund të thembrës ose nganjëherë në pjesën e poshtme të mesit të këmbës. Zakonisht prek vetëm një këmbë, por mund të prekë të dy këmbët. Simptomat më të shpeshta janë: Ngurtësimi ose dhimbja në thembër kur jemi të shtrirë në shtrat, ose kur bëjmë hapat e parë nga shtrati në mëngjes. Dhimbje në pjësën e poshtme të thembrës. Dhimbje në harkun e shputës. Dhimbja rritet me kalimin e kohës”, përshkroi reumatologjia.

Sa i përket trajtimit të këtyre dhimbjeve reumatologia tha se mënyra e parë e trajtimit është në shtëpi duke pushuar ose me kremra por nëse këto nuk ndikojnë në përmirësim e dhimbjeve, atëherë opsioni tjetër është operacioni.

“Mënyra e parë e trajtimit është në shtëpi si: pushimi, kremrat, përdorimi i barërave anti-inflamatore. Nëse këto nuk e lehtësojnë dhimbjen, injektimi i kortikosteroideve direkt në pjesën e dëmtuar të ligamentit mund të ndihmojë. Terapia fizikale është një pjesë kryesore e trajtimit. Nëse dhimbja vazhdon dhe metodat e tjera nuk funksionojnë, rekomandohet terapia ekstrakorporeale e valës së shokut, të cilat valë e bombardojnë thembrën dhe stimulojnë shërimin brenda ligamentit. Efektet anësore të këtij trajtimi mund të përfshijnë: Mavijosje, Ënjtje, Dhimbje, Mpirje Nëse trajtimet shtëpiake dhe mjekësore nuk e qetësojnë dhimbjen, opsioni tjetër është operacioni. Koha e trajtimit është shpesh 6 deri në 18 muaj.”, shpjegoi Osmani.

Por se a mund të parandalohen dhimbjet e tilla, Osmani tha se kjo mund të ndodh nëse evitohet  intensiteti i rritur i aktivitetit dhe sipërfaqet e vështira të ecjes.

Është shumë e rëndësishme të evitohen problemet që mund të rrisin rrezikun për fascitin plantar siç janë:  sasia e rritur e aktivitetit, intensiteti i rritur i aktivitetit, sipërfaqet e vështira të ecjes/vrapimit dhe këpucët jo adekuate. Njohja e hershme e shkaktarëve dhe trajtimi adekuat i shkaktarëve zvoglojnë kohën e trajtimit dhe rritin probabilitetin e suksesit me masat e trajtimit konservativ pa patur nevojë për intervenim kirurgjik. Dr.Linda Jerliu-Osmani mr.sci Interniste-Reumatologe”, përfundoi ajo.

Në përgjithësi, Fashiti plantar është një gjendje vet-kufizuese. Për fat të keq, koha deri në zgjidhjen e kësaj dhimbjeje është shpesh 6 deri në 18 muaj, e cila mund të çojë në frustrim për pacientët dhe mjekët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë