Infertiliteti përkufizohet si pamundësia për të konceptuar një shtatzëni, pavarësisht marrëdhënieve seksuale të pambrojtura për të paktën një vit rresht, ose 6 muajsh në disa rrethana.
Shkaqet e infertilitetit femëror janë:
Mosha – Gratë në fund të viteve ’30ta dhe më të vjetra janë përgjithësisht më pak pjellore sesa gratë në fillim të viteve të ’20ta.
Endometrioza
Sëmundje kronike si diabeti, lupusi, artriti, hipertensioni dhe astma
Mosbalancimi i hormonit
Faktorët e mjedisit – Këto përfshijnë pirjen e duhanit, pirjen e alkoolit dhe ekspozimin ndaj rreziqeve ose toksinave në vendin e punës.
Yndyrë e tepërt në trup ose yndyrë shumë e ulët trupore
Sëmundje seksualisht të transmetueshme
Sëmundja e tubit fallopian
Kirurgji pelvike
Anomalitë në mitër që janë të pranishme gjatë lindjes ose ndodhin më vonë në jetë
Infertiliteti nuk është vetëm problem i një gruaje.
Shkaqet e infertilitetit mashkullor janë:
Historia e prostatitit, infeksionit gjenital ose sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
Ekspozimi ndaj rreziqeve në punë ose substancave toksike
Tym cigare ose marihuanë
Pirja e alkoolit
Ekspozimi i organeve gjenitale në temperatura të larta
Riparimi i hernies
Testet e pavendosura
Ilaçet pa recetë
Shytat pas pubertetit
Një problem gjenetik ose një problem i pranishëm gjatë lindjes (kongjenitale).
Hapi kryesor që duhet të merret në trajtimin e infertilitetit është ruajtja e një marrëdhënie të shëndoshë, të qetë dhe të përdorni komunikim të vazhdueshëm./Familja Jonë