Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Cilat janë simptomat e problemeve me tiroiden dhe cfarë duhet bërë në këto raste? – Disa këshilla nga  Biohit Laboratory

Marrë parasysh problemet jo shumë të rralla të manifestuara saktësisht te gjëndra tiroide, Biohit Laboratory, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë informacione shtesë në lidhje me këtë problem. Meqenëse vërejtja e hershme mund të jetë e vyer në në kontrollimin dhe evitimin e këtij problemi, Biohit Laboratory ofron disa të dhëna të vyera që shpjegojnë se kur kemi të bëjmë me problemet e gjëndrës tiroide.

Postimi i tyre i plotë:

“Simptomat e problemeve të tiroides mund të ngatërrohen me ato të patologjive të tjera, ndaj ekzaminimet mjekësore janë të domosdoshme për të vendosur diagnozën. Gjëndra tiroide rregullon shumë procese metabolike dhe prishja e funksionit të saj shfaqet klinikisht me një sërë simptomash. Disa pacientë mund të ndjejnë lodhje, shtim në peshë, pamundësi për të dalë jashtë, të kenë shumë ftohtë ose të ankojnë rënie të flokëve. Të tjerë mund të ndihen anksioze, të shqetësuar, me rrahje të forta të zemrës, bien në peshë ose djersiten shumë më tepër se zakonisht. Të gjitha këto janë simptoma të zakonshme të çrregullimeve të tiroides. Veçanërisht gratë janë të prirura të kenë anomali të funksionit te kësaj gjëndre të rëndësishme.

Simptomat e Hipotiroidizmit dhe Hipertiroidizmit:

-Luhatjet në Peshë

-Qafa e fryrë (Struma, Gusha)

-Rënia e flokëve

-Ndryshimet në Ritmin e Zemrës

-Lodhje (Plogështi)

Testet e çrregullimeve të tiroides:

-TSH

-FT3

-FT4

-Anti TPO

-Anti TG

Janë pikërisht këto analiza gjaku që vërtetojnë diagnozën dhe sugjerojnë për shkakun e hipo dhe hipertirozës”.

Kontakti:

044 791 363

[email protected]

Arkiva

Kategoritë