Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat janë informacionet që duhet të dini për sëmundjen që po prek fëmijët?

Prindër të dashur, pasi që kohët e fundit është në rritje numri i fëmijëve të prekur më sëmundjen e quajtur duar, këmb dhe gojë (nga gjuha angleze: HFM disease), po ndajmë me ju disa informacione të rëndësishme për këtë sëmundje. – Sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës (HFMD ~ hand, foot, mouth disease) është një sëmundje infektive me natyrë virale.

Shkaktarët më të shpeshtë të sëmundjes janë virusët që i takojnë familjës Enterovirus, më saktësisht Coxsackievirus A16. – Sëmundja dorë, këmbë dhe gojë prek kryesisht fëmijët nën 10 vjeç, më shpesh ata nën 5 vjeç.

Fëmijët në qendrat e kujdesit për fëmijë (siq janë kopshtet) janë më të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundje, sepse infeksioni përhapet nga kontakti person me person.

– Sëmundja ka tendencë të përhapet më shumë në verë dhe në vjeshtë. – Transmetimi i sëmundjës HFM bëhët më:

• pështymë

• gjatë kollitjes ose teshtitjes

• kontaktit, si puthja, përqafimi, ndarja e përbashkët e enëve ushqyese (pjatave, lugëve) ose përmes lodrave.

• kontakti me jashtëqitjen (gjatë procedurës së ndërrimit të pelenës ose pampersit). –

Shumica e fëmijëve kanë simptoma të lehta për 7 deri në 10 ditë.

Shenjat dhe simptomat zakonisht shfaqen 3-6 ditë pas ekspozimit ndaj virusit.

– Në mënyrë tipike fillon me ethe dhe ndjesi jo të mirë në përgjithësi.

Një ose dy ditë më vonë pasohet nga:

• dhëmbje të fytit,

• njolla të sheshta të zbardhura ose gunga (puqra me përmbajtje të lëngshme) që mund të shfaqen në duar, këmbë dhe gojë dhe herë pas here edhe në ije.

• vështirësi në gëlltitje

• hipersalivacion (rritje e tajimit të pështymës e percjellur me jargë nga goja.

• humbje oreksi

• lodhje

• fëmiu është i shqetsuar

– Komplikimet mund të përfshijnë:

• dehidrimin e fëmiut (humbjen e lëngjëve) për shkak të tajimit të tepërt të pështymës dhe veshirësisë në marrjen së lëngjëve nga jashtë.

• inflamacion të membranave rreth trurit dhe palcës kurrizore (meningjit)inflamacion të trurit (encefalit)

• inflamim të muskulit të zemrës (miokardit) Fëmijët zakonisht zhvillojnë imunitet ndaj sëmundjes HFM duke ndërtuar antitrupa pas ekspozimit ndaj virusit që shkakton sëmundjen.

Megjithatë, është e mundur që edhe adoleshentët dhe të rriturit të marrin sëmundjen. – Trajtimi i sëmundjes HFM (duar, këmb dhe gojë):

– Nuk ka mjekim specifik apo vaksinë për sëmundjen e duarve, këmbëve dhe gojës (HFM disease). Për arsye se shkaktari është me natyrë virale, përdorimi i antibiotikëve është i panevojshëm.

– Zakonisht barërat që mund të përdoren në trajtimin e kësaj sëmundje janë barëra simptomatike, si:

• lehtësues dhimbjesh ibuprofen, acetaminofen (paracetamol) ose sprej për mpirje të gojës.

• trajtim me kompresa të ftohta.

• shmangni pastrimin e gojës me NaHCO3 (sode e bukës) ngase mund të irritojnë plagët.

• përdorni losion kundër kruajtjes, si psh. kalamina.

❌mos përdorni aspirinë, sepse mund të shkaktojë sëmundje serioze tek fëmijët.

– Hapat që duhet ndërmarrë për të ulur mundësinë e infeksionit:• pastroni duart me kujdes, veçanërisht pasi të keni ndërruar pelenën ose të keni fshirë hundën e fëmiut.

• ndihmoni fëmiun t’i mbajë duart e pastërta.

• mësoni fëmijët se si t’a mbulojnë gojën dhe hundën kur teshtijnë ose kolliten.

• pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe sendet e përbashkëta si lodrat dhe dorezat e dyerve.

• mos e përqafoni apo puthni fëmiun që ka sëmundje të duarve, këmbëve dhe gojës.

• mos ndani gota ose vegla me ta.

• mos e dërgoni fëmiun tuaj në shkollë ose në kopsht deri sa simptomat të zhduken.

Dr. Mentor Shala

Shkruan: Ordinanca Pediatrike “Kinder”

Youtube

Arkiva

Kategoritë