Shumë njerëz e marrin si shenjë dobësie të qarën. Por sipas psikologëve, ky duket të jetë një gabim i madh. E kjo për arsye se përballja me emocionet tuaja në të vërtetë kërkon forcë.
Nëse në një situatë të caktuar ndjeni si lotët ju mblidhen, mos i mbani, ndjeni vetën të lirë të qani.
A e dini se çfarë të mirash i vijnë organizmit nga lotët e sinqertë?
Më poshtë mund të shihni benefitet e lotëve për organizmin.
Lotët i mbajnë të pastër sytë tuaj
Pasi të qani ju do të shihni më qartë. Kjo është për shkak se lotët lubrifikojnë kanalin e lotit.
Por më e rëndësishmja, e qara ndihmon në hidratimin e mukozës.
Të qarat ndihmojnë të luftoni ftohjen
Besojeni apo jo, kur sytë tuaj prodhojnë lot, ato ju ndihmojnë të luftoni viruset dhe bakteret, veçanërisht në zonën përreth syve .
Lotët shërbejnë si një dezinfektues sepse ato përmbajnë lizozimë, e cila është aq e fuqishme sa mund të vrasë deri në 95% të baktereve në më pak se 10 minuta.
Lotët e trishtimit mund të largojnë toksinat
Mund të duket e pabesueshme por përbëja e lotëve ndryshon në varësi të situatës.
Krahasuar me lotët që prodhohen kur qëroni një qepë për shembull, lotët shkaktuar nga një zënkë apo situatë e trishtuar përmbajnë shumë derivate të toksinave. Pra, kur qani, i eliminoni ato nga trupi juaj./Familja Jonë