Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë ndodh me trupin pas dozës së tretë të vaksinës

Një dozë e tretë e vaksinës Pfizer siguron imunitet pothuajse total ndaj Covid-19. Është ky përfundimi që ka arritur një studim thelbësor në Britaninë e Madhe. Mediat vendase raportojë se studiuesit kryen provën e parë të plotë për dozën e tretë të Pfizer.

Në një grup prej 5 mijë personash që kishin vetëm 2 doza pati vetëm 109 raste që treguan simptoma të Covid. Ndërsa në një grup tjetër prej 5 mijë personash të cilëve iu dha një dozë e tretë, pothuajse një vit pas të dytës, numri i të infektuarve ishte vetëm 5.

Shkencëtarët thanë se injektimi i dozës së tretë rivendosi mbrojtjen në nivele “të shkëlqyera” pas atyre të arritura pas dozës së dytë. Studiuesit thanë se një dozë përforcuese është 95.6% efektive kundër Covid-19.

Sekretari Britanik i Shëndetësisë Sajid Javid tha se “rezultatet e shkëlqyera nga Pfizer tregojnë se vaksina e tyre përforcuese është e sigurt dhe 95.6% efektive kundër Covid-19. Është dëshmi e mëtejshme se përforcuesit janë mënyra më e mirë për të mbrojtur ata që janë më të rrezikuar këtë dimër. Ju lutemi, merrni dozat kur të telefonoheni” – tha ministri.

Youtube

Arkiva

Kategoritë