Die, Tet 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë mund të pyesni mjekun gjatë shtatzënisë

Në secilën vizitë:

Edhe nëse nuk ju kërkohet, tregoni mjekut për të gjitha simptomat tuaja edhe nëse ato ju duken normale, siç janë lodhja apo dhimbjet. Mos lejoni që mjeku të shpejtojë me ekzaminimin tuaj ose të ju bëjë që të mendoni që ata janë shumë të zënë. Ata mund të jenë njëmend të zënë, por prapëseprapë, shtatzënia juaj për ju është gjëja më e rëndësishme në botë.

Në vizitën tuaj të pare të cilën ne ju rekomandojme ta bëni në Spitalin Sirona ku ju mirëpresin gjinekologë profesionit, duhet pasur parasyh disa pyetje.

Disa ide se çfarë mund të pyesni në vizitën tuaj të parë gjatë shtatzënisë:

  • Sa peshë duhet të shtoj, duke marrë parasysh peshën e tanishme?
  • A duhet të bëj ushtrime, dhe nëse po, çfarë ushtrime dhe sa shpesh?
  • A mund të kem marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë?
  • Cilat janë gjasat që të kem komplikime? Çfarë teste shtesë duhet të bëj?
  • Çfarë duhet të ha dhe pi dhe çfarë nuk duhet?
  • A janë të rrezikshme apo të sigurta medikamentet që jam duke i përdorur për momentin? Nëse jo, me çfarë mund t’i zëvendësoj? Cilët janë medikamentet të cilat mund t’i marr pa recetë dhe që nuk janë të rrezikshme për zhvillimin e fetusit?
  • Cilat tretmane bukurie janë të pranueshme gjatë shtatzënisë, p.sh. lyerja e flokëve, manikyri etj.?
  • Çfarë simptomash duhet të pres dhe si mund t’i menaxhoj ato? Çka është normale gjatë kësaj faze të shtatzënisë, dhe për çfarë mundem t’ju kontaktoj?
  • Çfarë të bëj nëse unë … Nuk ndihem mirë? Kam shtrëngime? Kam gjakderdhje? Kam temperaturë? Kur duhet t’ju kontaktoj apo të shkoj në spital?
  • Tashmë e kam pasur një lindje me prerje cezariane. A mund të kem lindje vaginale/natyrale?/Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë