Pre, Gus 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Çfarë metode është Histerosalpingografia  dhe pse bëhet?- përgjigjet gjinekologia, Merita Demiri Demolli

Këtë të shtunë në emisionin Familjajonë, ishte e ftuar Dr.Merita Demiri Demolli me të cilën u diskutua rreth infertilitetit dhe shkaktarëve të këtij problemi te femrat.

Gjatë intervistës dr. Demolli tregoi disa nga shkatarët e infertilitetit , duke përmendur gjininë femërore dhe atë mashkullore si faktorët kryesorë se pse një femër nuk mbetet shtatzënë.

“Kemi shumë shkaktarë se pse një femër nuk mbetet shtatzënë, kemi shakatarin femër kur ne si gjinekologe obstetër i hulumtojnë mundësitë se pse një femër nuk po ngelë shtatzënë dhe kemi faktorin mashkull që duhet hulumtohet edhe ajo pjesë”, tregoi ajo.

Tutje gjatë intervistës u shpjegua edhe për metodën e Histerosalpingografia, e cila sipas gjinekologës shërben për kontrollin e tubave të Fallopit në rastet e infertilitetit femëror.

“Histerosalpingografia shtë metodë diagnostike e cila në disa raste mund të shërbejë edhe si metodë terapeutike, gjinekologu vendos  këtë në organet gjenitale të femrës dhe në bazë të saj shihen probleme në mitrën e femrës, dhe bëhet vizualizimi i tubave të mitrës, kjo metodë pastron tubat nga e cila rritet përqindja që femra të bëhet nënë”, shpejgoi Demoli.

Për të kuptuar më shumë rreth kësaj metode dhe patologjitë që kjo metodë i shëron, ndiqeni intervistën e plot në faqen zyrtare të familjajonë në facbook apo youtube.

Youtube

Arkiva

Kategoritë