Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë lidhje ka ankthi me tensionin e lartë të gjakut – kujdesi që ju duhet

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat.

Përpos kësaj, tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.

Tensioni i lartë trajtohet me medikamente, por së pari duhet të mësoni për ushqimet që e rrisin tensionin.

Nëse dëshironi të shmangni rritjen e tensionit të gjakut, atëherë duhet të jeni dorështrënguar me kripën, të kryeni më shumë aktivitet fizik, të ruani një formë të mirë trupore, por edhe të tregoni kujdes me ankthin.

Çfarë lidhje ka ankthi me tensionin e lartë të gjakut?

Ekspertët thonë se ankthi çliron hormonet e stresit të cilët, rrisin rrahjet e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut.

Ndryshime të tilla shkaktojnë rritjen e tensionit të gjakut, një rritje që në shumë raste mund të jetë dramatike.

Në rastet më të zakonshme, tensioni i gjakut ulet në momentin që eliminohet ankthi, por nëse një person përballet rregullisht me nivele të larta të ankthit, atëherë do të ketë dëmtime të mëdha në zemër, veshka dhe në enët e gjakut.

Këtu mund të mësoni metodat natyrale për uljen e tensionit të gjakut.

A mundet që tensioni i lartë i gjakut të nxisë ankthin?

Disa njerëz që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut janë më të prirur të vuajnë nga ankthi që buron nga shqetësimi për shëndetin dhe të ardhmen.

Shpesh, janë simptomat e hipertensionit ato që nxisin ankthin.

Simptomat më të zakonshme të tensionit të lartë të gjakut janë: Dhimbje koke, mjegullim të shikimit, vështirësi në frymëmarrje.

A mundet që ankthi të nxisë uljen e tensionit të gjakut?

Me raste, ankthi bën të kundërtën, pra ul tensionin e gjakut.

Një gjë e tillë mund të ndodhë sepse, kur njeriu vuan nga episode të forta të ankthit, ka tendencën të mos marrë frymë thellë.

Kjo i zgjeron enët e gjakut ndërsa tensioni ulet.

Kjo vërehet tek njerëzit që jetojnë me ankthin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë