Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë janë anomalitë kromozmale?

Anomalitë kromozomale ndodhin për shkak të ndarjes qelizore që nuk shkon ashtu siç është planifikuar. Ndarja tipike e qelizave ndodh ose nga mitoza ose nga mejoza.

Kur një qelizë e përbërë nga 46 kromozome, ndahet në dy qeliza kjo quhet mitozë. Qelizat e reja duhet të kenë gjithashtu 46 kromozome secila.

Trupat e njeriut përbëhen nga qelizat që janë formuar nga mitoza. Në mejozë, një qelizë gjithashtu ndahet në dy gjysma, por secila ka nga 23 kromozome. Mejoza prodhon spermatozoide dhe vezë në organet riprodhuese.

Nëse mitoza apo mejoza rezultojnë në një numër të ndryshëm të kromozomeve nga sa pritej, kjo do të konsiderohet si një çrregullim kromozomal.

Faktorët e rrezikut

Egziston një numër i lartë i anomalive kromozomale që mund të ndodhin tek gratë mbi moshën 35-vjeçare. Në anën tjetër, edhe faktorët mjedisorë mund të luajnë rol në paraqitjen e anomalive kromozomale.

Çrregullimet kromozomale

Egzistojnë disa lloje të çrregullimeve kromozomale e ato janë: sindroma Down, sindroma Turner, trisomia 13, trisomia 18, sindroma XYY, sindroma Cri-Du-Chat./VeryWell Family,

Youtube

Arkiva

Kategoritë