Shpesh mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës, por sipas nutricionistes Jen Bruning, edhe dreka është po aq e rëndësishme.
Pavarësisht sa të ngarkuar jeni gjatë ditës, ngrënia e rregullt e drekës ju mban të ushqyer gjatë ditës
Por si ndikon në trupin tuaj anashkalimi i drekës?
Të anashkalosh drekën ndonjëherë nuk është një problem i madh, Por nëse bëhet zakonisht, trupi juaj përshtatet me një marrje më të ulët të kalorive dhe kjo mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj.
Shmangia e drekës mund t’ju bëjë gjithashtu më të prirur të konsumoni më shumë ushqim gjatë darkës dhe të merrni më shumë kalori.
“Me rritjen e kalorive, ngrënia e tepërt mund të shkaktojë gjithashtu rritje të sheqerit në gjak dhe insulinës”, tha Bruning.
Me kalimin e kohës, rritja e nivelit të sheqerit në gjak, mund të shkaktojë edhe diabet.
Sipas disa hulumtimeve kufizimi i të ngrënit mund të rrisë nervozizmin, luhatjet e humorit, ulë motivimin dhe potencialisht të çojë në ankth dhe depresion.