Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është Tiroiditi Postpartum?

Tiroiditi postpartum është një çrregullim që zakonisht ndodh brenda një viti pas lindjes dhe ndikon në një mesatare prej 5% të grave. Frekuenca rritet në 20% tek gratë që kanë diabet të Tipit 1, për arsye të faktorit gjenetik.

Tiroiditimund të shkaktojë dhe hipertireozë (nivel i lartë i hormoneve të tiroides në gjak) dhe hypotireozë (nivel i ulët i hormoneve të tiorides në gjak). Në tiroiditin postpartum, hipertireoza ndodh e para dhe më pas hipotireoza.

Çfarë e shkakton tiroiditin postpartum?

Shkaku i vërtetë është akoma i panjohur, por besohet për një sëmundje automone të ngjashme me Tiroiditin Hashimoto. Në fakt këto dy sëmundje është shumë e vështirë të ndahen nga njëra-tjetra. Si në tiroiditin Hashimoto dhe atë postpartum kemi një rritje të antikorpeve antitiroidiene: anti tiroid peroxidaze (Ac anti- TPO) dhe antithyroglobulin (ac Anti Tg). Femrat me antikorpe antitiroidien pozitive kanë një risk më të lartë për shfaqjen e tiroiditis postpartum në krahasim me femrat me antikorpe negative. Shpesh besohet se në femrat, te të cilat shfaqet tiroiditi postpartum ekziston një sëmundje autoimune asimptomatike deri para lindjes, e cila përkeqësohet në periudhën e paslindjes, periudhe ku kemi dhe ndryshime të mëdha të funksioneve imunitare.

Parandalimi

Meqënëse nuk është e mundur të parandalohet tiroiditi postpartum, por ju keni ankesa jo të zakonshme mos mendoni që ato janë të lidhura vetëm me stresin e kujdesit për një të porsalindur dhe periudhën e paslindjes, por kërkoni ndihmë mjekësore për të menaxhuar me siguri situatën tuaj dhe rolin tuaj si nënë e një fëmije të sapoardhur në jetë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë