Mar, Jan 25, 2022
Banner Top
Banner Top
Çfarë është sëmundja Raynaud?

Shfaqja e sëmundjes Raynaud fillon me arteriet të cilat furnizojnë me gjak dhe të cilat në lëkurën tuaj ngushtohen për shkak të temperaturave të ftohta ose stresit emocional. Kjo, nga ana tjetër, bën që duart, gishtat e këmbëve dhe ndonjëherë pjesë të tjera të trupit të  kthehen të bardha ose blu dhe të ndihen të mpira.

Pastaj, ato kthehen të kuqe kur qarkullimi i gjakut kthehet. Kyproces mund të shoqërohet edhe me dhimbje. Simptomatzakonisht zgjasin vetëm disa sekonda ose minuta, por ato mundtë zgjasin deri në disa orë në raste të rënda.

Bright Side tregon më shumë për këtë sëmundje, simptomat e saj dhe si ta parandalojmë atë:

Ekzistojnë 2 lloje të Raynaud-it, parësore (sëmundja Raynaud) dhe sekondare (sindromi Raynaud).

Shkaktarët e sëmundjes Raynaud

Shkaku kryesor i Raynaud-së është i panjohur. Është normale që enët e gjakut që janë afër lëkurës tuaj të tkurren kur është ftohtë. Por, kur njerëzit kanë sëmundjen Raynaud, enët e tyre tkurren më shumë dhe më shpejt se normalisht. Sidoqoftë, është më e butë dhe më e zakonshme se sindromi Raynaud dhe shpesh nuk ka nevojë për ndonjë trajtim.

Simptomat e sëmundjes Raynaud

Për shkak të temperaturave të ftohta ose stresit emocional, arteriet mund të ngushtohen dhe zvogëlojnë ose ndërpresin furnizimin me gjak në zona të caktuara. Kjo mund t’i bëjë ato:

• Të bardha dhe më pas blu

• Ndjehen të ftohta, të mpira ose në dhimbje

p• Bëhen të kuqe ose djegin kur të kthehet rrjedhja e gjakut .

Si mund të parandaloni sëmundjen Raynaud?

• Shmangni temperaturat e ftohta dhe vishni rroba të ngrohta, veçanërisht në duar dhe këmbë

• Ushtroni rregullisht – ndihmon në përmirësimin e qarkullimit

• Kufizoni përdorimin tuaj të kafeinës dhe alkoolit m

• Shmangni presionin e tepërt në majë të gishtave

• Ndaloni pirjen e duhanit

• Shmangni stresin emocional dhe mësoni ta menaxhoni atë.

Arkiva

Kategoritë