Mër, Qer 29, 2022
Banner Top
Banner Top
Çfarë është sëmundja e artrozës?

Artroza mund të komplikohet lehtësisht me një tjetër situatë sëmundjeje lidhur kjo me dekalcifikimin dhe dobësimin e kockës: osteoporozën.

Artroza është shprehja e një vuajtjeje të tipit degjenerativ të artikulacioneve, që manifestohet me prishjen e kërceve që veshin kokat e artikulacioneve, me proliferime kockore përreth gjithë kërceve të konsumuara, me trashje kockore dhe ngurtësim të ligamenteve e të kapsulave që bashkojnë elementët që formojnë një nyjëzim (që mund të jetë shpatull, bërryl, kyç – dore, kërdhokull, gju ose kavilje).

Është një proces patologjik i moshës së pleqërisë dhe pse në 10% të rasteve mund të fillojë më herët edhe rreth moshave 25-30 vjeçare.

parë, ndër sëmundjet më të rënda që prekin njerëzit në pjesën e dytë të jetës, jo më pak e rëndësishme është kjo situatë patologjike që me djallëzi por në mënyrë të pamëshirshme, i korr viktimat e saj në moshë mesatare dhe përbën një shkak të rëndë të sëmundshmërisë kronike.

Të ushqyerit e shëndetshëm, aktiviteti fizik i rregullt (në mungesë të diçkaje tjetër, ushtrimi i një gjimnastike të përditshme mjekuese), respektimi i ekuilibrave të “ngarkesës” dhe të qenit “shkarkuar” të kolonës (gjatë ngritjes së peshave, kur udhëton me makinë, në kryerjen e aktiviteteve sportive, e deri në të pushuarit në shtroja të përshtatshme), kontrollet periodike të gjendjes vertebrore dhe përkujdesjet ndaj tyre, nëse është e nevojshme, mundësojnë ndër të tjera realizimin e një parandalimi efikas.

Arkiva

Kategoritë