Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është më e rëndësishme te përgatitja e patëllxhanit që të mos bëhet i hidhur?

Me siguri e dini që patëllxhanin para përgatitjes duhet ta prisni dhe ta bëni me kripë dhe pastaj ta lini të qëndrojë së paku gjysmë ore

Patëllxhani mund të përgatitet në mënyra të shumta. Nevojitet pak vullnet dhe shkathtësi.

Mirëpo, për të mos u hetuar shija e hidhur e patëllxhanit, këtë perime të shijshme duhet përgatitur mirë.

Kur i qesim kripë nevojitet të qëndrojë së paku gjysmë ore, mirëpo nëse keni kohë të prisni, do të jetë mirë të qëndrojë edhe më gjatë. Shpejt do t’i vëreni piklat e ujit në patëllxhan të cilat kripa i ka nxjerrë në sipërfaqe.

Teprica e kripës lehtë do të shpëlahet nën vrushkullin e ujit, ndërkaq me ujin të cilin kripa e ka nxjerrë nga patëllxhani do të zhduket edhe shija e tij karakteristike e hidhur.

Veç kësaj, patëllxhani i përgatitur në këtë mënyrë do t’i thithë shumë më pak vaj gjatë fërgimit apo pjekjes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë