HPV është infeksioni më i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm (IST). Ka shumë lloje të ndryshme të HPV-së. Disa lloje mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, duke përfshirë lythat gjenitale dhe kancerin.
Janë identifikuar mbi 150 lloje të HPV-së, të paktën 40 prej të cilëve infektojnë zonën gjenitale .
Infeksioni onkogjenik, me rrezik të lartë HPV (p.sh., tipet HPV 16 dhe 18) mund të shkaktojnë shumicën e kancereve të qafës së mitrës, penisit, vulvës, vagines, anusit dhe orofaringeale.
Infeksionet e tjera HPV (p.sh., HPV tipet 6 dhe 11) shkaktojn lytha gjenitale dhe papillomatozë respiratore të përsëritura.
Si përhapet HPV?
Ju mund të merrni HPV-në përmes mardhënieve seksuale. HPV mund të transmetohet edhe kur një person i infektuar nuk ka shenja apo simptoma.
Ju gjithashtu mund të zhvilloni simptoma vite pasi të keni pasur marrëdhënie me dikë që është i infektuar. Kjo e bën të vështirë të dini se kur jeni infektuar për herë të parë.
A shkakton HPV probleme shëndetësore?
Në shumicën e rasteve, HPV largohet vetë dhe nuk shkakton asnjë problem shëndetësor. Por kur HPV nuk largohet, mund të shkaktojë probleme shëndetësore si lythat gjenitale dhe kancer.
Lythat gjenitale zakonisht shfaqen si një gungë e vogël ose grup gunga në zonën gjenitale. Ato mund të jenë të vogla ose të mëdha, të ngritura ose të sheshta, ose në formë si lulelakër.
HPV mund të shkaktojë kancer të qafës së mitrës dhe kancere të tjera duke përfshirë kancerin e vulvës, vaginës, penisit ose anusit. Mund të shkaktojë gjithashtu kancer në pjesën e pasme të fytit, duke përfshirë bazën e gjuhës dhe bajamet (i quajtur kancer orofaringeal).
Kancerit shpesh i duhen vite, madje edhe dekada për t’u zhvilluar pasi një person infektohet me HPV.
Si mund ta di nëse kam HPV?
Shumica e njerëzve me HPV nuk e dinë se janë të infektuar dhe nuk zhvillojnë kurrë simptoma ose probleme shëndetësore prej tij. Disa njerëz zbulojnë se kanë HPV kur marrin lytha gjenitale. Gratë mund të zbulojnë se kanë HPV kur marrin një rezultat jonormal të Pap testit (gjatë ekzaminimit të kancerit të qafës së mitrës). Të tjerët mund ta zbulojnë vetëm pasi të kenë zhvilluar probleme më serioze nga HPV, të tilla si kanceret.
Diagnostifikimi i ADN-së i infeksionit të HPV-së aktualisht konsiderohet si bazë për shqyrtimin dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.