Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është Anhedonia dhe si mund t’i  dallojmë simptomat e saj

Shumë njerëz e përjetojnë  Anhedoninë, pa e ditur se cka është ajo në të vërtetë. Ky crregullim ka të bëjë në paaftësinë e personit për të ndjerë kënaqësi dhe është simptomë e zakonshme e depresionit.

Ajo është e lidhur me me probleme të tjera mendore Disa e shijojnë të ngasin biçikletën, të dëgjojnë tingullin e detit, të mbajnë dorën me dikë etj, por disa njerëz humbin aftësinë për të ndjerë këto gjëra.

Ka dy tipa kryesorë të Anhedonisë:

Anhedonia sociale: nuk dëshironi të kaloni kohë me të tjerët.

Anhedonia fizike: nuk ndjeni asgjë nga sensacionet fizike. Nuk iu pëlqen kontakti fizik, nuk iu kënaq ushqimi, vetë seksi mund të mos iu tërheqë.

Anhedonia i bën lidhjet familjare dhe shoqërore shumë të vështira, shkruan lajmi.net. Njerëzit bëjnë veprime sepse e dinë që në fund do të marrin kënaqësinë si shpërblim, por nëse ky shpërblim zhduket për juve, ju nuk do të keni motiv të bëni asgjë.

Kjo gjithashtu mund të shoqërohet nga ankthi social. Ju keni frikë se nuk do të përshtateni, e sidomos kur takoni persona të rinj.

Anhedonia do të ndikoj rëndë edhe në lidhjet romantike. Edhe nëse keni ndjenja romantike për dikë, nuk do të ndjeni dëshirën që të kaloni ditën me ta ose të shkruani mesazhe me ta.

Sigurisht, nëse juve nuk iu tërheqë as seksi, kjo do të godas vetëm më shumë lidhjen tuaj duke e bërë atë thuajse të pamundur.

Personat që kanë Anhedoni, zakonisht izolohen në vete dhe kalojnë shumicën e kohës së tyre duke mos bërë asgjë dhe kanë emocione të zbehta për të gjithë dhe gjithçka.

Çfarë e shkakton Anhedoninë?

Anhedonia është shumë e lidhur me depresionin, por nuk do të thotë patjetër të jeni me depresion që të keni mungesë kënaqësie. Anhedonia prek edhe personat me sëmundje mendore si bipolariteti ose skizofrenia.

Shkencëtarët mendojnë se Anhedonia është e lidhur ngushtë me aktivitetin e trurit. Ju mund të keni problem me prodhimin e dopaminës, që është kimikati që shkakton ndjenjën e kënaqësisë.

Si trajtohet?

Anhedonia është e vështirë për t’u trajtuar. Nuk ka një mënyrë të qartë se si duhet të trajtohet por hapat e parë janë që të kuptohet çfarë është shkaktari  dhe të përqendrohet në trajtimin e problemit.

Në këtë mënyrë, si rezultat i kujdesit tonë, edhe Anhedonia zbutet. Në rastet kur shkaktar është depresioni, antidepresantët janë një metodë e mirë për të trajtuar Anhedoninë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë