Mër, Sht 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Çfarë është aborti dhe cilat janë shkaqet?

Sipas mjekëve gjinekologë një abort spontan mund të ndodhë më shpesh gjatë 3 muajve të parë të shtatzënisë dhe i referohemi rasteve kur fetusi vdes brenda barkut të nënës.

Ndodh në rreth 1/3 e shtatzënive dhe mund të shfaqë shenjat e menstruacioneve.

Cilat janë shkaqet?

Zakonisht ndodh në rastet kur fetusi ka probleme në zhvillim por mund të jetë edhe një infeksion. Ajo që i shoqëron nënat në këto raste janë lotët dhe trishtimi.

Nëse mjeku dyshon se mund të ndodhë një abort zakonisht e këshillon gruan të qëndrojë në shtrat në mënyrë që ta evitojë. Jo në të gjitha rastet gjakderdhja nënkupton përfundimin e shtatzanisë në abort.

Gjithashtu ajo merr edhe një trajtim me medikamente, duke evituar çdo lloj sforcimi të mundshëm gjatë ditës. Megjithatë, pavarësisht jetës së qetë, shtatzania nuk do të jetë 100% e sigurt.

Po më pas çfarë ndodh?

Nëse shtatzania nuk ka mundur të shpëtohet gruaja duhet t’i nënshtrohet një procedure pastrimi, gjithmonë në rast se fetusi dhe plaçenta nuk kanë dalë plotësisht nga trupi i gruas, apo në rast se shtatzania ka qënë tepër e avancuar.

Në rast se aborti ka ndodhur më shumë se njëherë, mjeku mund të rekomandojë kryerjen e disa analizave që diagnostikojnë shkaqet.

Zakonisht kryhen analiza gjaku, qoftë për burrin edhe për gruan, ekografi si edhe vlerësime të tjera të nevojshme sipas rastit.

Pas abortit gruaja ndihet në faj dhe përjeton një dëshirë të madhë për t’u bërë nënë.

Është e rëndësishme të ketë pranë personat e dashur dhe të gjejë mbështetje tek ata, pasi në shumë raste ajo mund të përjetojë edhe simptoma të depresionit. /pernenat

Youtube

Arkiva

Kategoritë