Burrat kanë dyherë më shumë rrezik të preken nga sëmundja e Parkinsonit krahasuar me gratë.
Sëmundja e Parkinsonit vështirëson lëvizjes, ecjen ekuilibrin dhe kjo gjendje përkeqësohet cdoherë e më shumë.
Simptoma të tjera mund të përfshijnë ndryshime në proceset e mendimit dhe sjelljes, vështirësi për gjumë, depresion si dhe probleme me kujtesë.
Sëmundja e Parkinsonit zhvillohet sepse neuronet apo qelizat nervore, në zonën e trurit dëmtohen ose shkatërrohen. Me shkatërrimin e këtyre neuroneve zvogëlohet dopamina, një kimikat që ndihmon trurin të kontrollojë lëvizjes.
Mosha është një faktor rreziku i qartë për Parkinsonin./FamiljaJone