Hën, Kor 15, 2024
Banner Top
Banner Top
“Çfarë do bëje sikur të ktheheshe prapa në kohë?”

Njerëzit shpesh jetojnë me pendime. Pse e (nuk) e kam bërë atë, pse nuk kam mësuar, pse nuk kam ndjekur pasion etj? Jeta është e mbushur me ‘pse’.  Disa psikologë janë interesuar që të kuptojnë pse njerëzit jetojnë me pendime.

Robin Kowalski dhe Annie Mcord nga Clemson University, kanë bërë një hulumtim ku morën pjesë qindra pjesëmarrës, dhe ua kanë bërë atyre një pyetje.

Pyetja e hulumtimit të tyre ishte: “Çfarë do bëje sikur të kthehesh prapa në kohë?”. Ky hulumtim është publikuar në The Journal of Social Psychology, dhe përgjigjet e njerëzve ishin jo larg të zakonshmeve.

“Ji i mirë me veten”, “Shko në Fakultet”, “Mos u dashuro në atë”, etj etj. Siç edhe u parashikua nga hulumtuesit, pjesëmarrësit pra kanë thënë që nëse do ktheheshin në kohë do punonin më shumë rreth edukimit, e nuk do dashuroheshin në persona të gabuar.

Por fokusi i hulumtuesve nuk ka qenë tek kjo pyetje e bërë. Ideja e tyre ishte se s’i të gjenin një mënyrë që njerëzit të kuptonin, që nuk i kanë humbur rastet që të përmirësojnë veten.

Sipas tyre, njerëzit që të jenë versioni më i mirë i vetës duhet të ndjekin pikërisht këto këshilla. Pra, shpresa nuk është e humbur. Që të jeni version më i mirë i vetvetës, sipas Kowalski dhe Mcord, duhet t’i ndiqni gjërat që mendoni që sa ishit më të ri, i keni humbur.

Këta sugjerojnë që për të jetuar më të lumtur, secili duhet t’i shkruaj disa këshilla se “çfarë do bënin nëse do ktheheshin në kohë” dhe të fillojnë e t’i ndjekin ato. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë