Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cerma: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Cerma është një lloj i zakonshëm i artritit. Dallohet nga enjtja dhe dhimbja në nyje. Më së shpeshi ndodh në njërin apo dy gishtat e mëdhenj të këmbës. Mund të prek shputat, kyçet e këmbëve, gishtat, kyçet e duarve, bërrylat, e gjithashtu edhe gjunjët. Cerma paraqitet më shpesh tek meshkujt se sa tek femrat. Ajo ka më shumë gjasa të paraqitet tek femrat pas menopauzës. Cerma mund të jetë akute (afatshkurtër) dhe kronike (afatgjatë).

Simptomat e cermës

Simptomat e cermës mund të jenë të papritura dhe shpesh fillojnë në mbrëmje. Nyja e prekur enjtet dhe bëhet e kuqe, e nxehtë dhe e dhimbshme. Nyja mund të bëhet e ngurtë dhe të dhemb kur e prekni. Një sulm akut i cermës zgjatë mesatarisht 3 deri 10 ditë. Cerma kronike ndodh më shpesh, por mund të jetë më pak e ashpër.


Çka e shkakton cermën?

Sasia e tepruar e acidit urik në trupin tuaj shkakton cermën. Acidi urik formohet kur trupi juaj i shpërbën substancat të quajtura purina. Purinat ndodhen gjithashtu edhe në disa ushqime, të cilat i hajmë. Normalisht, acidi urik tretet në gjak dhe kalon përmes veshkëve në urinë. Tek njerëzit që kanë cermë, acidi urik grumbullohet dhe formon kristale të mprehta në hapësirën e nyjes. Cerma është gjenetike dhe mund të kaloj nëpër familje. Stresi, dieta e dobtë, përdorimi i alkoolit, dhe probleme të tjera shëndetësore mund të shkaktojnë sulmin e cermës.


Si diagnostifikohet cerma?

Doktori juaj do të bëjë një test fizik dhe do të rishikoj simptomat dhe historinë tuaj shëndetësore. Tregoni atij në qoftë se cerma paraqitet familjarisht tek ju.Doktori mund të zbuloj cermën duke shikuar nyjet tuaja. Për të konfirmuar një diagnozë, ai do të bëjë analiza të gjakut apo do të marr një mostër nga lëngu i nyjes. Këto do të tregojnë për nivelin e acidit urik si dhe për praninë e kristaleve të acidit urik.

A mund të parandalohet apo të shmanget cerma?

Janë disa mënyra që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut nga cerma si dhe të parandalojnë sulmet në të ardhmen.

  • Kufizoni apo shmangni ushqimet, të cilat janë të pasura me purina. Këto përfshijnë salmonin, sardelet, harengat, mishorganesh, shparg dhe kërpudha.
  • Përpiquni të hani ushqime që kanë sasi të ultë të kripërave dhe yndyrërave.
  • Humbni peshë, nëse jeni mbipeshë.
  • Kufizoni sasinë e alkoolit që pini.
  • Pini shumë ujë që të ndihmoni largimin e acidit urik nga trupi juaj.

Gjendje të caktuara shëndetësore mund të rrisin mundësinë që të prekeni nga cerma. Trajtohuni nëse keni kolesterol të lartë, shtypje të lartë të gjakut apo diabet.

Medikamentet që mund të shkaktojnë cermën përfshijnë:

  • Diuretikët (pilula të ujit) që përdoren për të trajtuar shtypjen e lartë të gjakut.
  • Niacina (një vitaminë B-kompleks).
  • Aspirina (e marrur në doza të ulta).
  • Ciklosporina, që përdoret për ta parandaluar trupin nga refuzimi i një organitëri pas operacionit të transplantit.
  • Disa ilaçe, që përdoren për trajtimin e kancerit. 
  • Pirazinamida dhe etambutoli, të cilat përdoren për trajtimin e tuberkolozës.


Trajtimi i cermës

Sa më herët që filloni trajtimin, aq më shpejt largohet dhimbja. Janë disa gjëra që mund të bëni për t’i trajtuar simptomat:

  • Kufizoni sasinë e proteinave shtazore që konsumoni.
  • Shmangni alkoolin tërësisht.
  • Pini më shumë ujë për të larguar acidin uric nga trupi.
  • Kufizoni përdorimin e nyjes së prekur dhe pushoni në shtrat.
  • Mbani rrobat dhe mbulesat larg nyjës për ta shmangur irritimin e nyjës.
  • Ngriteni nyjen që të ndihmoni reduktimin e enjtjes.
  • Merrni medikamente për reduktimin e enjtjes dhe lehtësimin e dhimbjes. Ilaçet që mund t’i merrni pa recetën e mjekut përfshijnë ibuprofen dhe naproxen. Doktori juaj mund t’ju përshkruaj edhe ilaçe tjera. Për shembull: kortikosteroidet, siprednisoni, apokolkicina.

Youtube

Arkiva

Kategoritë