Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Çdo vit në Kosovë diagnostikohen mbi 160 raste të reja me kancer të zorrës së trashë – tregon Dr. Ilir Kurtishi

Shkruar nga: Albina Selmanaj

Muaji Mars është muaji i ngritjes së vetëdijes për parandalimin e kancerit të zorrës së trashë, ky kancer zë vendin e tretë për nga vdekshmëria në mbarë botën. Mirëpo, nëse kjo patologji mjekohet dhe diagnostifikohet në fazat e para të saj atëherë mund edhe të shërohet.

Në Kosovë me kancer të zorrës së trashë diagnostikohen rreth 180 raste të reja çdo vit, me një trend të rritjes për 4% . Në një intervistë për Familjajonë, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, dr. Ilir Kurtishi tha se kushtet për t’u trajtuar kjo lloj patologjie në QKUK janë moderne dhe me të gjitha protokollet ndërkombëtare.

Ne Klinikën e Onkologjisë bëhet trajtimi modern i këtyre sëmundjeve me të gjitha protokollet ndërkombëtare për trajtimin e kësaj patologji e, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Klinikën e Kirurgjisë Abdominale te QKUK-se, dhe Spitaleve rajonale në Kosovë.”, tha Kurtishi.

Dr.Kurtishi shpjegoi edhe mënyrat e trajtimit të kësaj patologjie, duke përmendur rrezatimin dhe kimioterapinë si fazat e para.

Kanceri i zorrës së trashë mjekohet sipas stadit të sëmundjes dhe protokolleve ndërkombëtare, ashtu qe kanceri i rektumit në 3 stadet e para mjekohet me Rrezatim dhe Kimioterapi si formë Neoadjuvante e mjekimit dhe pastaj vazhdohet me mjekim kirurgjikal, ndërsa nëse sëmundja është metastatike ajo mjekohet me kimioterapi dhe agjendë biologjike varësisht prej natyrës molekulare të tumorit. Kurse te kanceri i zorrës se trashë jashtë rektosigmes, 3 stadet e para mjekohën në fillim me operim dhe pastaj me ilaçe- kimioterapi dhe ose terapi biologjike.”, shpjegoi ai.

Ndërsa, sa i përket gjinisë më të prekur nga ky kancer, sipas Kurtishit më të rrezikuar janë meshkujt, kjo si pasojë e konsumimit të mishit të kuq më shumë se sa femrat.

Me shume janë te prekur meshkujt se femrat, pikërisht për shkak të konsumit të mishit të kuq në sasi më të madhe se femrat, në Kosovë, por edhe predispozita gjenetike luan rolin e vet, edhe pse mundet të kemi një disparitet tjetër dhe zakonisht moshat me të prekura janë ato mbi 55-60 vjeq, Edhe pse ka përjashtime dhe kohëve të fundit në Kosovë ne shohim të sëmurë në moshë nën 40 vjeç dhe me stade të avancuara të sëmundjes, kur edhe mjekimi dhe kostoja e mjekimit është shumë e lartë, dhe suksesi i mjekimit është më i vogël !!”, tregoi Kurtishi.

Po ashtu, dr. Kurtishi apeloi te qytetarët që të ulin konsumimin e ushqimit me natyrë shtazore sepse është një nga faktorët kryesor që shkaktojnë kancerin e zorrës së trashë.

Ne apelojmë te qytetarët qe kurdo që është e mundur të ulët konsumi i ushqimit me natyre shtazore, sidomos mishit të fërguar ne skare me qymyre dhe te kriposur, si dhe ulet konsumi i alkoolit dhe duhanit, e anasjelltas te konsumohet ushqim bimor sa më shumë, si dhe fruta dhe pemë dhe të bëhet aktivitet fizike së paku 10-15 minuta në ditë!”, këshilloi ai.

Sipas statistikave të  Shoqatës Amerikane për Kancer rreziku që të diagnostikohemi me kancer të zorrës së trash gjatë jetës është 1 me 500.

Arkiva

Kategoritë