Jin Shin Jyutsu është art i lashtë japonez i shërimit që ju ndihmon që të balanconi emocionet tuaja, duke i stimuluar pikat e caktuara në duar
Jin Shin Jyutsu është mjekësi alternative, ndërkaq detyrë e saj është që të balancojë energjinë tuaj trupore dhe që organizmit tuaj t’i japë shëndet fizik dhe emocional.Reklama
Baza e kësaj filozofie bazohet në teorinë që çdo gisht është i lidhur me organizmin e caktuar dhe me emocionet e caktuara, transmeton Telegrafi.
Nëse dëshironi të ndikoni në organin e caktuar, kapeni gishtin nga ana tjetër dhe shtrëngojeni 3-5 minuta. Merrni frymë thellë derisa e bëni këtë.
Bëni masazh çdo gishti në dorë në mënyrë që të arrini harmoni të përsosur në trupin tuaj…
Cilat janë përfitimet: Zvogëlon dhimbjen dhe stresin, relakson trupin, rregullon gjumin, rrit qarkullimin dhe përqendrimin, forcon sistemin imunitar, përmirëson lëkurën dhe pastron trupin.Reklama
Gishti i madh
Organet: organet e stomakut
Emocionet: depresioni dhe ankthi
Simptomat fizike: dhimbje stomaku, probleme të lëkurës, dhimbje koke, nervozizmi.
Gishti tregues
Organet: veshkat dhe fshikëza
Emocionet: zhgënjim, frikë, ngarkesë mendore
Simptomat fizike: dhimbje e nyjeve dhe muskujve, dhimbje dhëmbi, varësi dhe mostretje.
Gishti i mesëm
Organet: mëlçia dhe vreri
Emocionet: mëdyshje, zemërim, nervozizëm
Simptomat fizike: probleme me qarkullimin, probleme menstruale, probleme me sytë dhe të pamurit, lodhje, migrenë, dhimbje koke.
Gishti i unazës
Organet: mushkëritë dhe zorra e trashë
Emocionet: negativitet, trishtim, frikë nga refuzimi
Simptomat fizike: tretje e dobët, tringëllimë në veshë, frymëmarrje e vështirësuar si astma, ndryshime të thella në lëkurë.
Gishti i vogël
Organet: zemra dhe zorra e hollë
Emocionet: pasiguria, ankthi, ndjenjë për mosvlerësim
Simptomat fizike: probleme me presionin, probleme të zemrës, dhimbje fyti, probleme me eshtrat dhe sistemin nervor.