Pronari i “Meka Halal Food”, Burim Piraj, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka bërë të ditur se do e ngrisë pagën minimale në 400 euro në kompaninë e tij.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Piraj ndër të tjera thotë se nuk ndihet mirë kur e sheh vendin në gjendje kaotike, ku fuqia punëtore luftojnë për ekzistencë.
Postimi i tij i plotë:
“Si pjesëtar i komunitetit të biznesit nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend!
Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut.
Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencial dhe të energjisë,
Prandaj sot marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€ neto!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i bekoftë trojet shqiptare dhe diasporën!
Zoti i bekoftë shqiptarët!
#ALLAHUEKBER
#elhamdulillah”, shkroi ai. /familjajone