Më shumë se 110 milion njerëz janë infektuar deri më tani në botë dhe më shumë se 2.44 milion kanë vdekur. Më shumë se 61.1 milion njerëz janë rikuperuar, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Derisa imunizimi po vazhdon në shumë vende të botës, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka njoftuar se vendi i tij do të japë një sasi të madhe të rezervave të tepërta të vaksinave në vendet e varfra, shkruan The Guardian, transemton IndeksOnline.
Të gjithë banorët e rritur të qytetit brazilian të Serano, rreth 30,000 prej tyre, do të marrin vaksinën kundër Covid-19 për të parë nëse shkalla e infeksionit po zvogëlohet.
“Si udhëheqës të G7, ne duhet ta bëjmë të qartë sot. Ne duhet të punojmë së bashku për të siguruar që të kemi vaksina, terapi dhe teste për të luftuar kërcënimet ndaj shëndetit të njeriut në të ardhmen,” tha Johnson.
Presidenti francez Emanuel Macron tha se vendet më të pasura duhet të dërgojnë katër deri në pesë përqind të rezervave të tyre aktuale të vaksinave në vendet e varfëra.
Shumë vende evropiane injorojnë pacientët e sëmurë mendorë në procesin e vaksinimit, edhe pse ata janë veçanërisht të prekshëm.
Në një studim të 20 vendeve të botuar nga Lancet, vetëm Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Danimarka njohën sëmundjen e rëndë mendore si një gjendje me rrezik të lartë.