Me përvojë pune në industrinë ndërtimore që nga viti 1999, çështjen e vendbanimit ua zgjedh më së miri kompania e ndërtimeve, “Tregtia”.
“Tregtia” është lider i dëshmuar në fushën e ndërtimit dhe projektimit. Projektet e kësaj kompanie janë të shpërndara në lagjet më të mira në vend, pjesë e të cilave janë Dodona, Lakrishta, Mati1 dhe shumë të tjera të cilat presin për përzgjedhjen tuaj.
Së fundmi këtyre projekteve u është shtuar edhe kompleksi “Kodrina”, i cili ofron për klientin gjithmonë standardet më të larta të ndërtimit në vend, me një cilësi të garantuar.
Duke filluar nga hapësira dhe parqet e gjelbra, lodrat për fëmijë, shtëpitë e shëndetit, shkolla, kopshtet për fëmijë, shtëpitë e kulturës, qendrën tregtare, terrene sportive , fitnese si dhe gjithçka tjetër, që juve ju duhet , për një jetë të rehatshme dhe pa derte.
Kompania Tregtia përveç që është e mirë në fushën e ndërtimit, ajo është e mirë edhe me dhuratat, kjo kompani ofron për banorët e kompleksit “Kodrina”, bodrumin dhe garazhën, FALAS.
Por, të mirat e këtij kompleksi nuk përfundojnë këtu, Tregtia Sh.p.k
klientëve ju ofron shitjen e banesave PA KREDI dhe PA KAMATË me mundësi pagese mujore deri 15 VITE.
Rehatia dhe siguria takohen vetëm te komplekset e kompanisë TREGTIA.
Lokacioni:
Lagjja Kodrina ndodhet në Mat 1, Tangjentohet nga rreth rrotullimi i cili lidhë rrugën “ Enver Maloku “ dhe rrugën “ Muharrem Fejza “