Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Biskota me Krem – Torta e Veçantë Që Duhet të Provoni

Nëse doni të përgatisni një tortë të shpejtë e kremoze vetë në shtëpi sapo keni gjetur recetën e duhur.

Ju duhen vetëm përbërësit bazë që i duhen një keku të zakonshëm, një formë dhe disa biskota.

Ndiqni recetën e plotë sipas këshillave të AgroWeb.

Përbërësit

3 vezë

150 gr sheqer

70 gr niseshte

10 gr vanilje

700 ml qumësht

150 gr djathë kremoz (mascarpone)

18 biskota katrore

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroËeb ju këshillon të zgjidhni një tenxhere mesatare.

Në të shtoni vezët sheqerin, niseshtëne, vaniljen dhe përzieni me një tel kuzhine.

Do të formoni një masë kremoze dhe sheqeri duhet të ketë shkrirë.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=228&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Shtoni pak qumësht të ngrohtë dhe përzieni sërish, e në fund shtoni pjesën e mbetur të qumështit.

Vendosni tenxheren ën zjarr dhe përzieni vazhdimisht derisa të formohet kremi.

Kur të jetë gati kremi, kalojeni në një pjatë dhe lëreni të ftohet duke e mbuluar me qese kuzhine.

Kur të jetë ftohur, hiqni qesen dhe rriheni me një tel kuzhine e më pas shtoni djathin kremoz.

Bëni gati një formë ose tavë katrore dhe vendosni në bazë biskotat një nga një.

Shtoni sipër tyre kremin dhe përhapeni mirë nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës.

Vendosni sipër sërish biskotat derisa ta keni mbuluar kremin dhe lëreni në frigorifer për 4-5 orë.

Më pas priteni në copa të vogla dhe shërbejeni.

Arkiva

Kategoritë