Për herë të parë pas 17 ditë, numri i vdekjeve brenda 24 orëve ka rënë në Spanjë.
Që nga 23 marsi numri i vdekjeve brenda në ditë në këtë shtet, ishte mbi 700 kurse në 24 orët e fundit numri i personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Spanjë ishte 605.
Përndryshe numri i përgjithshëm i vdekjeve në Spanjë tani është 15.843 dhe numri i të prekurve me koronavirus është gjithsej 157.022.