Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Bie nga kati i tretë i hotelit një 22 vjeçare në Pejë

Një vajzë e moshës rreth 22 vjeçe ka rënë mbrëmë (të dielën) nga kati i tretë i një hoteli në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 23:00.

“Mbrëmë pas orës 23:00 një vajzë ka rënë nga kati i tretë i një hoteli. Vajza është e moshës rreth 22 vjeç. Lidhur me rastin janë intervistuar tre persona, vajza ka pësuar lëndime trupore, fillimisht është trajtuar në Spitalin e Pejës pastaj e kanë dërguar për trajtim në QKUK”, tha ai.

Gashi tha se lidhur me rastin hetimet janë duke vazhduar. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë