Ka rënë dukshëm numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim nga Sars-Cov-2, në kuadër të klinikave COVID të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme.Nga raportimet përmbledhura të datës 12 maj 2021, në tërë ShSKUK-në, janë duke u trajtuar 361 pacientë nga koronavirusi.
255 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 272 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 160 pacientë, 12 prej tyre në gjendje të rënduar, 109 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 129 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 70 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë
Mjekimi Intensiv- COVID, 11 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 201 pacientë, 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 146 të konfirmuar pozitivë dhe 143 me oksigjeno- terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 36 pacientë
Spitali i Gjakovës, 34 pacientë
Spitali i Pejës, 41 pacientë
Spitali i Gjilanit, 31 pacientë
Spitali i Ferizajt, 29 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë