Besa Pharm gjatë ditës së sotme ka ofruar falas medikamente për Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë.
Përmes një shkrimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Shtëpia e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për Besa Pharm.
“Zoti ju shpërbleftë! Falenderojmë Besa Pharm-Prishtinë të cilët dhuruan barna për terapitë e banorëve në shtëpinë e të moshuarve”, shkruan ata.
Këta artikuj shëndetësorë janë në kuadër brendeve Health Aid Kosova, Humble CO dhe TchaikaPharma të cilat kompania Besa Pharm i përfaqëson.
Kjo kompani gjithashtu shprehu gatishmëri që sërish të ndihmojë me produkte të tilla banorët e kësaj shtëpie. Iniciativa të tilla ndihmojnë jo pak në mirëqenien e të gjithë banorëve në këtë shtëpi dhe janë gjithnjë të nevojshme e të mirëseardhura. /familjajone