Poret e lëkurës janë ato që prodhojnë sebumin (yndyrën natyrale) në mënyrë që lëkura të qëndrojë e hidratuar në nivel qelizor. Ato gjithashtu kryejnë funksione të tjera, duke përfshirë eliminimin e toksinave nga trupi jonë. Por poret mund të bllokohen dhe të zgjerohen duke shkaktuar jo pak probleme për lëkurën. Kryesisht poret e zgjeruara i përkasin lëkurave të yndyrshme dhe pamja e tyre i ngjan një lëkure portokalli. Kah zgjidhjeve të tjera, ekzistojnë dhe disa përbërës natyralë që ndihmojnë në zvogëlimin e poreve në kushte shtëpie.
1. Akull
Fërkoni fytyrën me akull për 20 sekonda dhe përsëriteni këtë gjë së paku 2 herë në ditë. Akullin mbështilleni me një leckë në mënyrë që të mos acaroni lëkurën.
2. Kos
Kosi përmban acid laktik dhe probiotiks që eleminojnë bakteret e këqija nga lëkura përgjegjëse për puçrrat. Këto substanca mund të zvogëlojnë madhësinë e poreve
3. Sode buke
Ky përbërës i thjeshtë mund të ndihmojë në balancimin e nivelit të pH të lëkurës dhe të heqë qafe grimcat e pista në fytyrë. Mjafton të formoni një pastë me pak sodë buke dhe ujë dhe të fërkoni fytyrën për 30 sekonda.
Para se të provoni ndonjë nga trajtimet e mësipërme, duhet të siguroheni që duart tuaja janë të pastra. Përveç kësaj, ju gjithashtu duhet të shmangni ekspozimin ne dielli për një periudhë të gjatë kohe pasi kjo mund të perkeqesoje poret e hapura për shkak të faktit se dielli mund të dëmtojë kolagjenin.