Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
BBC raporton për tërmetin në Shqipëri

Tërmeti që ka ndodhur mëngjesin e hershëm të ditës së marte, është raportuar pothuajse në gjithë mediat ndërkombëtare.

BBC ka raportuar që tërmeti 6.4 magnitutë, ka lënë të vdekur së paku gjashtë persona. BBC raporton që një person ka vdekur teksa ka kërcyer nga dritarja për shkak të panikut.

Sipas BBC, tërmeti që ka pasur epiqendrën në Thumanë, është ndier edhe në Itali dhe në qytetin serb Novi Sad, që është gati 700 kilometra larg.

BBC ka raportuar edhe për atë që ka shkruar kryeministri shqiptar në Tëitter: “Kemi viktima. Jemi duke punuar që të bëjmë të pamundurën për zonat e prekura”.

Përndryshe, mediat shqiptare po raportojnë që numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në 13./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë