Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Bartja e shamisë në shkolla, Nagavci thotë se Udhëzimi Administrativ aktual mbetet në fuqi 

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka folur lidhur me bartjen e shamisë në shkolla e për të cilën ka thënë se Udhëzimi Administrativ mbetet në fuqi, raporton Gazeta10.

Ajo ka thënë se për këtë temë është folur shumë kohëve të fundit dhe se në këtë pikë përfshihet karakteri i shtetit në institucionet publike.

“Sa i përket Udhëzimit Administrativ, është fol shumë kohëve të fundit. Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim Administrativ për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohëve të fundit, nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe i institucioneve publike. Udhëzimi Administrativ të cilit i kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta”, thënë Nagavci,

Tutje, Nagavci ka thënë se Udhëzimi Administrativ aktual që lidhet më këtë temë do të mbetet në fuqi.

“Është vërtetë që ky Udhëzim Administrativ ka disa çështje ligjore, sepse preambula të cilës i referohet nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MAShTI-t. Por, e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai Udhëzim të mbetet në fuqi, ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik. Udhëzimi do të mbetet në fuqi dhe do të shohim tutje vetëm në aspektin formal ligjor”, ka shtuar Nagavci. / Gazeta10

Youtube

Arkiva

Kategoritë