Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Bakllava pa gluten: Kënaquni me shijen e saj unike

Sot çdo shtëpi, mund ta ketë atë privilegj të quajtur Bakllava, madje edhe pa gluten. Ashtu si shumica e recetave tradicionale, edhe kjo recetë ka pësuar shumë modifikime me kalimin e kohës.

Ky është një prej varianteve të bakllavasë që të shkrihet në gojë:

Për petët:

 2 vezë
 650 mililitra ujë
 4 lugë vaj luledielli
 1 majë kripë
 1 lugë çaji pluhur për pjekje
 1/2 lugë çaji Xanthan
 270 gram miell Schar Mix B

Reklama

Për mbushjen:

 150 gram arra të bluara

Shurupi i ëmbël:

 250 gram sheqer
 400 mililitra ujë
 lëngu nga gjysma e limonit

Përgatitja:

Përzieni masën që të mos mbeten droçka. Lyejeni tepsinë e krepave me një furçë silikoni. Kam përdorur një tepsi të rrumbullakët për krepa, andaj edhe petët janë pak më të mëdha.

Rendisni petët njëra mbi tjetrën, por mes tyre vendosni folie PVC (nëse do ta bëni bakllavanë pas nja dy ditësh).

Pritini petët në formën e një tepsie (imja ishte një enë pjekjeje më e vogël qelqi me formë katrore, kështu që të dy anët ishin pjesët e prera të petëve të rrumbullakëta – dhe i përdora në bakllava).

Reklama

Rreshtoni dy petë në tepsi dhe letër pjekjeje (secilën petë lyeni me përzierje gjalpi dhe vaji), më pas spërkatni mbushjen e bakllavasë në secilën petë tjetër të lyer.

Dy petët e fundit i bëni sipër bakllavasë njëlloj si me dy të parat në fillim.

Pritini në kubikë, mbulojeni me pjesën tjetër të përzierjes së gjalpit dhe vajit.

Sipër vendoseni një petë të paprerë (pas pjekjes hiqeni nga bakllavaja).

Piqeni në 180 gradë rreth 40 minuta.

Për sherbetin zieni përbërësit e bashkuar në temperaturë të ulët rreth 15 minuta.

Bakllavaja nuk është shumë e ëmbël, nëse ju pëlqen më e ëmbël shtoni më shumë sheqer./Bajram Musliu

Youtube

Arkiva

Kategoritë