Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Avokati dorëzon kallëzim penal për suspendimin e policit Amir Hoxha

Si shkas i ankesës për shujtat ndaj policëve dhe kritikat për deputetët në lidhje me shpenzimet për derivatet në një shkrim në “Facebook”,  Amir Hoxha u suspendua nga pozita e policit, fillimisht për tre ditë e më pas për një afat të pacaktuar.

Për këtë Hoxha po ndjek rrugën ligjore. Mesditën e së martës avokati i Hoxhajt, Gent Gjini dorëzoi kallëzim penale ndaj përgjegjësve në drejtorinë e Policisë së Kosovës.

Përmes këtij kallëzimi penal avokati Gjini tha se po kërkojnë kthimin e Amirit në vendin e tij të punës.

“Duke ditur që jam avokat i palës time këtu bëhet fjalë për zyrtarin policor, Amir Hoxhën. Ne sot po dorëzojmë këtu përkatësisht në Pallatin e Drejtësisë një kallëzim penal dhe një padi civile, e cila ka të bëjë me zyrtarin policor i cili kohë më parë ka postuar një postim në ‘Facebook’ dhe ka qenë thjeshtë një mendim i lirë pa fyer, pa e dhënë  kometacion politik diçka, pa anuar dhe pa e prish imazhin e policisë ai i njëjti është suspenduar. Ka qenë një suspendim prej tre ditëve, por ai suspendim fatkeqësisht është bërë tani për afat të pacaktuar. Ne më këtë padi civile që do ta parashtrojmë do tentojmë që Amiri ta kthejmë në vend të punës, të kompensohet dhe policia t’i korigjojnë gabimet që i ka bërë”, ka thënë ai.

Avokati Gjini pas dorëzimit të padisë u shpreh se suspendimi i Hoxhajt ka qenë një fushatë  me qëllime dhe prapavijë tendencioze për çka thekson se kjo është e papranueshme.

“Kallëzimi penal do të bëhet për personat përgjegjës në drejtorinë e Policisë së Kosovës sepse inflacionet konteciale nëpërmjet shtetit kroat dhe të Kosovës kanë qenë në rrugë zyrtare dhe në kanale zyrtare, tani këto inflacione të publikohen ne rrjetet socialë  të linçohet publikisht Amir Hoxha për ne është e papranueshme sepse ka qenë një fushatë me qëllime dhe prapavijë tendencioze që për ne është e papranueshme dhe me këtë kallëzim penal personat që e kanë bërë këtë do të marrin përgjegjësinë e duhur penale”, tha ai.

Policia e Kosovës ditë me parë është deklaruar lidhur me suspendimin e zyrtarit policor Amir Hoxha dhe sipas Policisë i njëjti është suspenduar nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore.

“policia është strukturë apolitike në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim në orientimet e tyre andaj të gjithë zyrtarë e saj duhet të përmbahen nga komentet qofshin ato politike apo të llojeve të tilla të sanksionuara me udhëzimet administrative”, u tha në sqarimin e policisë dhënë ditë më parë.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës duke thënë se në mbrojtje të të gjithë pjesëtarëve të policisë në të gjitha kërkesat tyre ligjore si dhe do të mbrojnë të gjitha veprimet ligjore të përcaktuara me urdhëresa, udhëzime dhe autorizime ligjore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë